Bashkia e Himarës do të drejtohet nga socialistët, pas fitores së kandidatit të PS Vangjel Tavo, si kreu i ri i Bashkisë në zgjedhjet që u mbajtën në 4 gusht.
Lidhur me këtë fitore të Tavos përballë rivalit të tij Petro Gjikuria, në një intervistë për Report Tv, Ardit Bido, kreu i Arkivës, u shpreh se në këto zgjedhje Vangjel Tavo mori zero vota nga grekët në Himarë.
Sipas tij, pati në zgjedhjet e pjesshme në Himarë pati një rritje të numrit të votuesve shqiptarë.
“Kishte një naivitet se do të merreshin vota grekësh dhe kjo u rrëfye në këto zgjedhje, pasi në Himarë fshat kishte më shumë vota të Gjikurisë sesa kishte Beleri. Në këto zgjedhje pamë që u rritën shumë votat e shqiptarëve, sepse u krijua një revoltë kundër Vorio-Epirit. Tavo mori zero vota greke në Himarë. Ishte një votë protestë kundër Vorio- Epirit. Lukova kaloi nga djathtas në majtas për herë të parë në histori”, tha ai.
Bido bëri një analizë se në cilat zona në Himarë, Vangjel Tavo mori më shumë dhe më pak vota.
“Në Himarë fshatë ku janë grek dhe në Gjilekë Tavo doli më dobët sesa Goro, këto janë dy zona që janë bizneset më të shumta. Gjileka ka më shumë biznese dhe përmes tatimeve shteti mund të ushtrojë trysni atje, por humbi nuk arriti që të marr shumë vota Tavo. Në Pilur që s’ka biznese atje ai mori më shumë vota”, tha ai.
I pyetur nëse ka ambicie që të kandidojë në Himarë, për kryetar bashkie, duke qenë edhe njohësi i mirë i çështjeve të minoritetit, Ardit Bido tha jo.
“Jo kurrë. Nuk e kam në ambiciet e mia, sepse kreu i bashkisë ka më pak gjëra në dorë, sesa i faturohen”, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
8.7%
-
Pak
13%
-
Aspak
78.3%
Vota total: 23
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çarja e ujëmbledhësit të HEC në Bunec, kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo: U shkaktua nga mbingarkesa e ujit! Sot po punohet për vlerësimin e dëmeve
21 Janar, 14:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na u bë gjëma (VIDEO)
18 Janar, 11:26
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Himarë/ Shembja e ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë! Edhe KLSH nis auditimin për përgjegjësit (EMRI)
17 Janar, 13:18
-
VIDEO/ Momenti i shembjes së murit të ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec
17 Janar, 11:08
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Romë/ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave memorandum mirëkuptimi me simotrën italiane
13 Janar, 15:27
-
Video e dhunës barbare ndaj 48 vjeçarit në një berberhane në Tiranë! Biznesmeni Tur Koçeku e 5 nga fisi akuzohen se morën hak për sherrin e bujshëm në Palasë
8 Janar, 10:05
-
Revista australiane '9 Travel': Eksploroni Shqipërinë në 2025
5 Janar, 14:12
-
Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE
31 Dhjetor 2024, 21:14
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 13:12