Himara- Një vështrim në opinionin grek

Himara- Një vështrim në opinionin grek

Mitsotakis

Nga Athina, Liljana Saliaj

Qarqet nacionaliste dhe e djathta ekstreme këtu ne Greqi duket se nuk mund të honepsin fitoren e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës minoritarit V. Tavos ndaj P. Gjikouria dhe ushtrojne presion në shumë mënyra që qeveria Mitsotakis dhe Ministria e Punëve të Jashtme të vazhdojnë të krijojne probleme për çështjen e zgjedhjeve në Himarë. https://www.liberal.gr/.../oi-ellinoalbanikes-sheseis... Siç mund të shihet në link "[…] Athina duket se nuk ka qenë në gjendje të mbrojë një anëtar të zgjedhur të organit të shprehjes politike të Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA, dhe eshtë e detyruar te pranojë veprimet e perfunduara te Tiranës [...] ".

Në lajmet e përditshme, referencat për "regjimin e Ramës" japin e marrin dhe me të vërtetë, pyesim veten nëse mediat shqiptare apo të tjera ndërkombëtare ti referoheshin qeverise se Micotakis "regjimi i Mitsotakit" si do të reagonin? Vërtet,cfare diferencon një qeveri e zgjedhur nga një tjetër?

Duke dëgjuar gazetarin Siafaka në “Proto Programa”, kuptohet se sa shumë mundohet të manipuloje intervistën që mori nga kandidati Gjikouria. Ndër të tjera ai e pyet: “Çfarë do të bëhet më pas me regjimin e Ramës i cili dëshiron të rrëmbejë pronat e pakicës kombetare greke?' Me kandidatin të përgjigjet se “ajo që ka ndodhur në 12 vitet e fundit është se nuk është dhënë asnjë titull pronësie”.

Siç e kam shkruar edhe në postimet e mia të mëparshme, çështja e titujve të pronësisë në Shqipëri është një çështje shumë komplekse e cila ekziston për të gjithë vendin dhe jo vetëm për Himarën dhe nuk ka të bëjë vetëm me përqindjen e popullsisë minoritare. Dhenia e titujve të pronësisë që ekzistonin para regjimit komunist do të krijonte padrejtësi të mëdha sociale, sepse pasuria shoqërore e krijuar gjatë 50 viteve nuk do të llogaritej. Në rastin e Shqipërisë kjo pasuri sociale, krahasuar me para Luftës së Dytë Botërore, ishte e madhe dhe përbërja e popullsisë ndryshoi shumë.

Kandidati ishte shumë i kujdesshëm në përgjigjet e tij dhe e nderon fakti sic duket nga intervista se nuk ka lidhje me retorikën e Belerit. Ai po ashtu deklaroi se e njeh rezultatin e zgjedhjeve, ndonëse shpreh disa kundërshtime për disa procedura për të cilat i ndjekin ne rruge ligjore.Gjithashtu dhe deklarata e fituesit të zgjedhjeve, ishte shumë e kujdesshme dhe unifikuese dhe shpresojmë se zona e Himares do të shpëtojë nga klima toksike që është kultivuar. Shpresojmë që qeveria greke dhe Ministria e Punëve të Jashtme të mos i dorëzohen presioneve ekstreme, siç ka bërë deri tani.

Në fund gazetari kur nuk i arriti ate qe donte, ka komentuar se të gjithë e kuptojnë presionin që ndjen i intervistuari. Ajo që kuptohet është cilësia e informacionit, veçanërisht për një temë ku nuk ka opozite ne debatin publik. Një fakt inkurajues është një botim në “Kathimerini” në lidhje me sondazhe te opinionit publik grek te Universitetit të Maqedonisë në bashkëpunim me ELIAMEP disa kohë më parë, që do të thotë se demagogjia dhe propaganda nuk kanë ndikimin që pretendojnë qarqet nacionaliste në Greqi, ku ndër të tjera vërehet se: “[…] ceshtja Beleri, i cila monopolizoi interesin e mediave greke, duket të jetë një faktor rëndues, por në një masë më të vogël se sa pritej. Vetëm dy nga dhjetë të anketuar (18.5%) e konsiderojnë këtë çështje si çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe.

Në të njëjtën kohë, opinioni publik pranon se mediat greke kishin një qëndrim mjaft të njëanshëm ndaj çështjes, ndërkohë që konsideron se SHBA dhe vendet e BE-së ata nuk e mbështetën Greqinë në këtë rast. [...]"

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • denis: 07/08/2024 11:50

    Kujt po i plas trapi për ndyrësirat e Greqisë,nuk e kuptoj përse ju ipet kaq vëmendje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë