VLORË- Babë e bir, Kristo Gjoka, 52 vjeç, dhe Spiro Gjoka, 29 vjeç, banues në Himarë,  janë arrestuar sot në Vlorë nga policia pasi ju gjet 42 kg e 900 gramë drogë e llojit Cannabis Sattiva.
 
Sipas policisë, droga u gjet në katin e parë të banesës së tyre, gjatë  kontrollit të ushtruar.
 
 Droga ishte në formë boçe dhe ishte vendosur në tre fuçi plastike.
 
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

droge vlore
  Droga në fuçi plastike që u gjend në Vlorë

droge vlore

 Fuçitë ku autoret e kishnin fshehur drogen

droge vlore
 
Droga që u gjend në Vlorë

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com