HIMARË- Mëngjesi i kësaj të mërkure është kthyer në tragjedi për familjen Rama! 4 anëtarët e kësaj familjeje, çifti me dy djemtë dolën për të mbledhur rrjetat e peshkimit siç bënin çdo ditë, por fatkeqësisht u përballën me dallgë deti të pamëshirshme që i mori përpara.
Burri me dy djemtë kanë arritur të dalin në breg, ndërsa gruaja jo. Një "hero" është gjendur aty pranë rastësisht me një mjet lundrues, i cili së bashku me Policinë Kufitare dhe rojën bregdetare, të cilët ishin nisur drejt Gjipes pas telefonatës së marrë nga një prej anëtarëve, kanë bërë të mundur që të shpëtonin Robert, Avdul dhe Arsen Ramën.
Një nga djemtë ndodhet në gjendje më të rëndë, teksa babai dhe djali tjetër janë jashtë rrezikut për jetën. Për gruan, Mirelën, kërkimet vijuan pavarësisht motit të keq, ku trupi i saj i pajetë u gjet pas disa orësh, një milje përballë Dhërmiut.
Foto nga vendi i ngjarjes
Tek dera e spitalit, aty ku është shtruar një nga djemtë e familjes Rama, qëndron e motra e Mirelës. Me maskën mbrojtëse anti- COVID, ajo vajton për motrën e mbytur, teksa bashkëshorti i saj dëshmon për gazetarët se si mori lajmin e trishtë.
"Mua më njoftoi nipi, babë e bir ishin më rëndë, ndërsa djali tjetër është më rëndë, të shoqen nuk e kanë gjetur akoma. Punonin me varkë, kishin dalë për të mbledhur rrjetën familjarisht. Nuk janë nga Himara, kanë nja 2-3 vjet që punon këtu", tregon ai.
Pas disa orësh kërkimesh, është gjetur i pajetë trupi i Mirela Ramës. Ajo doli së bashku me dy djemtë dhe burrin për të mbledhur rrjetat e peshkimit, por nuk u kthye dot më në breg. Sipas burimeve, ajo u gjet përballë Dhërmiut nga Policia Kufitare në bashkëpunim me rojen bregdetare.
E shtrirë në derën e spitalit, motra vajton për motrën e humbur, Mirelën, trupi i së cilës nuk është gjetur ende, ku dyshohet se është mbytur. Bashkëshorti i saj, tregon momentin se si ka marrë vesh lajmin e trishtë.
"Mua më njoftoi nipi, babë e bir ishin më lehtë, ndërsa djali tjetër është më rëndë, të shoqen nuk e kanë gjetur akoma. Punonin me varkë, kishin dalë për të mbledhur rrjetën familjarisht. Nuk janë nga Himara, kanë nja 2-3 vjet që punojnë këtu", tregon ai.
Ky është momenti kur një nga pjesëtarët e familjes Rama është dërguar në spital. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, pasi prej disa orësh ka luftuar ne dallgët e detit të trazuar mëngjesit të sotëm. Në spital janë dërguar edhe dy anëtarët e tjerë të familjes, teksa nuk ka ende asnjë gjurmë për gruan Tefta.