Sipas policisë, mjeti lundrues është gjetur i fshehur brenda pyllit me pisha në Qafën e Logarasë.
Mjeti lundrues mendohet se do të përdorej në trafikimin e lëndëve narkotike, por policia në bashkëpunim me banorët e zonës kanë mundur të gjejnë mjetin lundrues të fshehur në pyll. Sakaq, policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe indetifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i plotë i policisë së Vlorës në lidhje me ngjarjen:
Policia e Himarës pas konstatimit se ditën e djeshme në fshatin Iljaz, Himarë në banesën e LL.N., ishte vjedhur një mjet lundrues tip gomone në pronësi të personit me iniciale J.N., kanë filluar menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Si rezultat i kontrollit të territorit për gjetjen e mjetit prej Strukturave Policore, banorëve të zonës edhe vet familjarëve është bërë e mundur gjetja e mjetit lundrues (gomone), e fshehur në pyll midis pishave në Qafën e Llogarasë.
Ndërkohë po vijon puna prej Policisë për dokumentimin ligjor të autorëve të kësaj vepre penale dhe kapjen e ndalimin e tyre.
[gallery]24737[/gallery]
Redaaksia Online
N.M/Shqiptarja. com

FOTO










