Himarë, grekët bëjnë planin
Jahte në Porto Palermo
Banorët: S'kemi hipoteka
Harta e projekteve ne zonen turistike

Himarë, grekët bëjnë planin<br />Jahte në Porto Palermo<br />Banorët: S'kemi hipoteka<br />Harta e projekteve ne zonen turistike
Himara më në fund përgatitet të ketë planin e vet të zhvillimit të zonës. I prezantuar në muajin nëntor të vitit të kaluar nga studio greke "Thimyo Papajanis" që ka hartuar projektidenë, bërja e këtij dokumenti ka kushtuar 220 mijë euro, në një bashki që fondet e buxhetit vjetor janë afërsisht 1.2 milionë euro. Detyra e projektit u tenderua nga administrata e Bashkisë 10 muaj më parë, dhe nënpërmjet këtij plani synohet zhvillimi i Himarës për 20 vitet e ardhshme. "Vizioni për zhvillimin e zonës përjashon turizmin masiv si në Durres, apo ndërtimet masive të shtëpive të dyta si në Sarandë. Modernizimi aty ka konsumuar burimet natyrore", tha gjatë prezantimit Thimyo Papajani.
Deri ditën e sotme, qyetarë dhe banorë të Himarës duhet të jepnin objeksionet e tyre për këtë projekt. Dhe pas kësaj projektideja do të duhet të marrë miratimin përfundimtar në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë. Por pak njerëz dinë që ky projekt ishte varur
në muret e bashkisë dhe në një shkollë 9-vjeçare në Himarë. Ndërkohë që në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës nuk është vendosur fare.

KUNDËRSHTIMI
Ekspertët që konkuruan për të fituar projektin 220 mije euro nga bashkia e Himarës kritikojnë planin nga pikpamja e parasë. "Nuk ka një
analizë ekonomike",- thonë ata, duke shtruar pyetjen se cili është raporti midis investimeve dhe përfitimeve? Projekti sipas kriktikuesve nuk shpjegon mënyrën se çfarë zhvillimi do kenë burimet natyrore të zonës. Cilat do jenë llojet e reja të bizneseve dhe cila do jetë balanca ndërmjet shërbimeve dhe produkteve. Ideja deri tani është kryesisht e orientuar përgjithesisht në territoret pranë detit dhe në afërsi të tij, ndërsa malet janë lënë jashtë për një kohë të dytë. Disa nga zonat ku mendohet të ndërtohet dhe në një fare sensi të zhvillohet qyteti ndodhen në pozicione të kontestueshme thonë specialist të urbanistikës. "Trajtimi i porteve turistike ndodhet larg qytetit, kur mund të jenë të rëndësishme për kontaktin e qytetit me turistin që vjen nga deti" thonë oponentët. "Nuk është Himara aktualisht me infrastrukturën që ka, e orientuar drejt tregut turistik ndërkombëtar", tha gjatë prezantimit Thanos Pagonis. Profesor në degën arkitekturë pranë universëitetit të Athinës, ai ishte i dërguari vetëm nga studio Papajani (fituese e tenderit për hartimin e projektit).

CILI ËSHTË PLANI
Koncepti për Himarën që ka një juridiksion nga Palasa deri në Qeparo është zhvillimi i Turizmit lehtësisht masiv, që nuk shkatërron mundësinë e hapsirave për lloje tëtjera turizmi, siç është ai i agroturistik,kulturor, vullnetar, i kampingut, apo dhe elitar. Ky i fundit lejohet për momentin vetëm në Porto Palermo ku ish baza ushtarake e nëndetëseve, do kthehet në një port jahtesh dhe barkash me vela luksoze, sëbashku me një infrastructure vilash dhe shërbimesh mbështetëse. E njëjta gjë mund të thuhet për plazhin e Dralesë nën Llogara. Kapaciteti pritës i tij këshillohetë të jetë (sipas studios projektuese) 800 vizitorë në ditë. Në pjesën tjetër kërkohet të ruhet ndërtimi tradicional. Zhvillimi I ndërtimeve në kate do jetë më koficientë të ulët për të mos rënduar zonën. Ndyshime në infrastrukturën rrugore gjithashtu, që synon devijimin e rrugës kombëtare nga qëndra e Himarës. "Zhvillimi I pronës private,- u tha gjatë prezantimit,- nuk do të thotë se e gjithë sipërfaqja duhet të ndërtohet".


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024