HIMARE - Shpërngulja e familjeve nga banesat e ish-pronarëve ka vazhduar kësaj jave në qytetin e Himarës. Përmbarimi është paraqitur pranë tri familjeve me të ardhura ekonomike tepër të ulëta, për t’i nxjerrë jashtë nga banesat e ish-pronarëve, vendim që nuk merr parasysh problemin social të tyre.

Edhe pse kanë 80 vjet që jetojnë në këto banesa, familjarët shprehen se nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të përfituar kredi, ashtu siç u tha nga qeveria, e cila tashmë po i nxjerr në rrugë të hapur të gjitha këto familje. Familjet shprehen se i kanë paguar shtetit të gjitha detyrimet gjatë këtyre viteve dhe se ky shtet nuk mund t’i nxjerrë në rrugë pa i marrë parasysh kushtet e tyre, madje kane investuar me fondet e tyre për rikonsrtuktimin e banesave ku ata kanë jetuar prej vitesh. Përmbarimi, i ndihmuar edhe nga policia e rendit, ka hyrë dhe ka nxjerrë prej andej familjet që ishin strehuar aty.

Në ndihmë të familjarëve, te cilet kishin ardhur nga Greqia 2 dite me pare, kane ardhur dhe rreth 20 njerez te tyre per t'i bere balle dhunes qe sipas e tyre po perdor shteti me fuqi. Pak minuta me vone mbi 30 veta jane bashkangjitur protestes se imrpovizuar ne formen e spektaoreve per te hedhur parrulla dhe fjale fyese per qeverine berisha.prokuroroine dh gjykaten e korruptuar sipas tyre, nderkohe vetem nje person eshte mbajtur i bllokuar ne furgonat e policise ne momentin e zbatimit te vendimit nga ana e permbarimit nderkohe shume gra kane qene te vetmberthyera me zinxhire dhe ne duart e tyre kishte dhe gjak.

Nga ana tjeter, ne qarkun e Vlores jane mbi 50 familje te cilat preken nga ligji ne fuqi ku I nxjerr ata ne rruge te madhe dhe shtepite ua rikthen ish pronareve.ky eshte aksioni I trete brenda qarku te vlores. Aksioni I pare nxoren nga shtepite 10 familjrtare, aksioni I dyte para nje jave nxori nga shtepite 5 familje. Dhe kesaj radhe ne himara duke nxjerre disa te tjera.ky aksion do te vazhdoje dhe sie tille per te gjithe te pastrehet tashme nuk u jepet asnje zgjidhje pasi bankat kerkojne garanci hipotekore, ç'ka ta kishin nje te tille nuk do te ishin strehuar aty prej vetesh.tashme bashkite dhe komunat te gjitha ketio familje duhet ti vendosin si familje ne neovje dhe te pastreha.si ne te gjitha rastet edhe ne himare patri shtyrje midis policies dhe anoreve dhe ofendime per te gjithe ata e zbatoje ligjin qe sipas tyre eshte I padrejte. Burime nga banoret e Himares thane ne oret e mbasdites se me largimine disa kamerave te cilat monitoriponin situaten, ka patur edhe dhune fizike nga te dyja palet.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)