Himarë, u shpërtheu bidoni me benzinë brenda skafit që morën me qera, pushuesit kosovarë: Sa hipëm dëgjuam shpërthimin

Himarë, u shpërtheu bidoni me benzinë brenda skafit që morën me qera, pushuesit kosovarë: Sa hipëm dëgjuam shpërthimin

1692122144_emra.jpg

Katër pushues nga Kosova dhe drejtuesi I skafit kanë pësuar djegie të lehta pasi bidoni me benzinë ka shpërthyer në skafin që ata kishin marrë me qera.

Skafi ishte në pronësi të një kompanie turistike dhe mjeti lundrues sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar.

Jashtë kamerave ata kanë treguar si ndodhi ngjarja: Ata kanë thënë se sapo kishin hipur në skaf kanë dëgjuar shpërthimin.
Shtetasit nga Kosova kishin marrë skafin me qera tek “Morina Palas”. “Kemi qenë tre çifte. Sa hipëm dëgjuam një shpërthim. Nuk mbajmë mend gjë tjetër. Jemi të tronditur” kjo është dëshmia e tyre. 

Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta 4 shtetas nga Kosova  A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë, informoi sot pasdite policia.


Lajmi kryesor:

Himarë, shpërthen bidoni me 28 litra benzinë në skaf, pësojnë djegie 4 pushues kosovarë e drejtuesi i mjetit! Zbardhet dëshmia (EMRAT )


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutimi i Faton Hajrizit/ 'Incident i rëndomtë kriminal', Nexhmedin Spahiu: Serbia po e shfrytëzon për mllef ndaj Kosovës! U shkel territorialiteti i Bosnjes

Ekzekutimi i Faton Hajrizit/ 'Incident i rëndomtë kriminal', Nexhmedin Spahiu: Serbia po e shfrytëzon për mllef ndaj Kosovës! U shkel territorialiteti i Bosnjes