Himarë, shpërthen bidoni me 28 litra benzinë në skaf, pësojnë djegie 4 pushues kosovarë e drejtuesi i mjetit! Zbardhet dëshmia (EMRAT )

Një tjetër ngjarje që mund të përfundonte në viktima u shënua në Himarë. Rreth orës 17:30, (15 gusht 2023) në zonën e Drimadhës, Himarë, në një mjet lundrues skaf dyshohet se si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë.

Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta 4 shtetas nga Kosova  A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë, informoi sot pasdite policia.

Skafi ishte në pronësi të një kompanie turistike dhe mjeti lundrues sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar.

Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet  ishin të lehta.

Deshmia

Jashtë kamerave ata kanë treguar si ndodhi ngjarja: Ata kanë thënë se sapo kishin hipur në skaf kanë dëgjuar shpërthimin.
Shtetasit nga Kosova kishin marrë skafin me qera tek “Morina Palas”. “Kemi qenë tre çifte. Sa hipëm dëgjuam një shpërthim. Nuk mbajmë mend gjë tjetër. Jemi të tronditur” kjo është dëshmia e tyre.

EMRAT

Report TV mëson se mes shtetasve kosovarë të plagosur janë: Ermelinda Gurgurovski, 24 vjeç me plagë djegieje të shkallës së 2-të 
Arlind Kerceli, 24 vjeç me plagë djegie e shkalles se parë, 30 % faciale, kraniale 

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri, të mjetit turistik

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:13
Himarë, u shpërtheu bidoni me benzinë brenda skafit që morën me qera, pushuesit kosovarë: Sa hipëm dëgjuam shpërthimin

1692122144_emra.jpg

Katër pushues nga Kosova dhe drejtuesi I skafit kanë pësuar djegie të lehta pasi bidoni me benzinë ka shpërthyer në skafin që ata kishin marrë me qera.

Skafi ishte në pronësi të një kompanie turistike dhe mjeti lundrues sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar.

Jashtë kamerave ata kanë treguar si ndodhi ngjarja: Ata kanë thënë se sapo kishin hipur në skaf kanë dëgjuar shpërthimin.
Shtetasit nga Kosova kishin marrë skafin me qera tek “Morina Palas”. “Kemi qenë tre çifte. Sa hipëm dëgjuam një shpërthim. Nuk mbajmë mend gjë tjetër. Jemi të tronditur” kjo është dëshmia e tyre. 

Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta 4 shtetas nga Kosova  A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë, informoi sot pasdite policia.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gonja: 16/08/2023 02:03

    po pse e mbani bidoninne skaf nuk e kuptoj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë