Himarë, zhbllokohet procesi, Tata
e Sava kandidatë për kreun e PS

Himarë, zhbllokohet procesi, Tata<br />e Sava kandidatë për kreun e PS
HIMARE-Pas bllokimit të zgjedhjeve brenda PS-së në Bashkinë Himarës për shkak të kadidaturës së vetme të Ilia Gjicalit, i cili ishte dënuar për trafik të lëndëve narkotike, PS ka zhbllokuar procesin në këtë Himarë.

Aleko Tata dhe Thoma Sava do të jenë dy kandidatët për këtë post, duke përjashtuar nga kandidimi të propozuarin e Koço Kokëdhimës, Ilia Gjicali.

Kryesia e PS vendosi dje të kalojë për votim në anëtarësinë e kësaj dege përmes parimit një anëtar një votë pas bllokimit të zgjedhjeve në këtë bashki që në muajin maj.

Partia Socialiste anuloi procesin e votimit për kandidatin e vetëm Ilia Gjicali, propozim të ish-deputetit Koço Kokëdhima për të marrë kreun e PS në këtë Bashki.

Burime pranë PS-së thanë se Gjicali rezultoi të kishte qenë i proceduar penalisht për trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa mes deputetit Kokëdhima dhe kryetarit të Bashkisë së Himarës ka pasur përplasje për këtë kandidaturë. Bashkia e Himarës është e vetmja bashki që ka mbetur pa zgjedhur kreun e saj. Kryesia e Partisë Socialiste brenda së njëjtës mbledhje vendosi shkarkimin e Kokëdhimës si sekretar të saj për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai