Himni shqiptar këndohet në mes të
Beogradit, De Biasi: Forca Shqipëria

Himni shqiptar këndohet në mes të<br />Beogradit, De Biasi: Forca Shqipëria
Trajneri i kombëtares shqiptare futbollit, De Biasi i ka dërguar një mesazh kampionit të Europës, Izmir Smajlaj për triumfin e arritur në Beograd.
 
"Izmir të përshëndes. Jam shumë i lumtur për suksesin tënd të jashtëzakonshëm të arritur në Beograd. Perqafime. FORCA SHQIPERIA!" shkruan De Biasi.
 
Tekniku i kombëtares ka ende kujtime për ngjarjen dramatike që ndodhi në ndeshjen e futbollit me Serbinë para dy vitesh kur u ndërpre për shkak të dhunës.
 
Himni shqiptar në mes të Beogradit dhe flamuri kuqezi në majën më të lartë në momentin e marrjes së medaljes së shkodranit ka sjellë xhelozinë e serbëve që kanë qenë të detyruar ta respektojnë.
 
Atleti shkodran Izmir Smajlaj u shpall kampion Europe në salla të mbyllura në Europianin e Atletikës të zhvilluar në Beograd.
 
Në garat e Europianit të zhvilluara ditën e shtunë në Beograd Izmir Smajlaj ka arritur të kërcejë 8.08 metra duke i lënë prapa të gjithë atletet e tjerë dhe ka vendosur edhe një rekord të ri kombëtar me këtë rezultat fantastik 8.08 metra.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit