Himarë/ Po transportonte dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet 48-vjeçari i dehur, pranga edhe dy të miturve në Vlorë

Himarë/ Po transportonte dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet 48-vjeçari i dehur, pranga edhe dy të miturve në Vlorë

Foto ilustruese

Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës pasi po transportonte me mjetin e tij dy emigrantë të paligjshëm. Këtyre të fundit ai iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës. Sakaq, policia njofton se 48-vjeçari me inicialet A.Rr., po drejtonte mjetin në gjendje të dehur ndërsa tentoi t’i shmangej kontrollit të autoriteteve, por u arrestua në kohë nga efektivët e policisë.

“Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Rr., 48 vjeç, banues në Himarë. Shtetasi A. Rr, ka tentuar ti shmanget kontrollit të Policisë duke u larguar, por falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë Kufirare në Dhërmi, është ndalur dhe vënë në pranga, në vendin e quajtur “Shën Vasil”, duke transportuar me automjet, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.”-njofton Policia.

Ndërsa efektivët e Vlorës kanë arrestuar në flagrancë dy të mitur, Sh. B., dhe D.B., përkatësisht 17 dhe 15 vjeç, pasi tentuan të vidhnin pjesë të automjeteve të bllokuara në pikën e bllokimit të mjeteve në “Triport” Vlorë.

“Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. B., 17 vjeç dhe D. B., 15 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin pjesë të automjeteve të bllokuara, në pikën e bllokimit të mjeteve në “Triport” Vlorë. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasit K. S., 23 vjeç, pasi në Ksamil, nuk ju është bindur punonjësve të Policisë për ndalim dhe është larguar duke braktisur motomjetin të cilin e drejtonte pa leje drejtimi përkatëse. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-njofton Policia.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro