'Hipnotizonte' kuksianët dhe u merrte florinj dhe 500 euro, kush është fallxhorja e ‘famshme’ në Fushë-Krujë? E dënuar edhe në 2013

'Hipnotizonte' kuksianët dhe u merrte florinj dhe 500 euro, kush është fallxhorja e ‘famshme’ në Fushë-Krujë? E dënuar edhe në 2013

1687418353_page.jpg

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se Elena Muhaxhiri është dënuar edhe më herët me 17 muaj burg në vitin 2013, por kësaj here për mashtrim në Kosovë, bashkë me 3 gra të tjera, të cilat autoritetet gjyqësore atje i dënuan në total me 8 vite. Pasi mbaroi dënimin në Kosovë me 17 muaj burg Elena Muhaxhiri nisi sërish të luajë të njëjtën skemë.

Në fillim të vitit 2016, në shoqërinë e bashkëshortit dhe kunatën e këtij të fundit i morën 500 euro, varëse dhe vëthë floriri një gruaje në qytetin e Kukësit. Pasi e mashtruan për parashikimin e fatit, në gjendje të hipnotizuar gruaja u dha lekët dhe materialet me vlerë, të cilat i morën dhe u larguan me shpejtësi. Për këtë rast, dënim mori vetëm bashkëshorti i mashtrueses.

43-vjeçarja u kërkonte para dhe sende me vlerë qytetarëve që besonin se do u fliste për të ardhmen dhe do tregonte rrugën drejt suksesit.


Lajmi kryesor:

Mashtronte qytetarët duke pretenduar se parashikonte të ardhmen, vihet në pranga 43-vjeçarja në Fushë-Krujë! U zhvaste kuksianëve euro dhe florinj


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor