Hipokrizia e Bashës si kundërpërgjigje ndaj DASH

Hipokrizia e Bashës si kundërpërgjigje ndaj DASH

Lulzim Basha ka sulmuar sot të gjithë kryeministrat e Ballkanit, duke i trajtuar ata si fajtorë pse rajoni nuk është anëtarësuar akoma në Bashkimin Europian. Kjo ndodhi në një kohë kur në Ohër po mbahej Forumi i Prespës, ku përveç kryeminjistrave të Ballkanit ishte i pranishëm edhe Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker.

Njëlloj si shtetet dhe institucionet e BE që më herët ishin shprehur se Shqipëria dhe MV i kanë plotësuar kushtet për tryezat e para ndërqeveritare (por pengesa lidhej me BE dhe jo me dy shtetet) edhe Reeker theksoi se ”Vendimi i Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte frymëzues, po nëse nuk ndërmerr hapa konkrete tani BE do të humbasë besueshmërinë. Shpresojmë që BE të mbajë sa më shpejt konferencat e para ndërqeveritare me të dyja vendet. Çdo vonesë e mëtejme për fillimin e negociatave euroskepticizmin e qytetarëve dhe reflekton negativisht mbi situatën politike në vende”.

Por sot, në një kohë kur Reeker shprehte zhgënjimin nga BE e cila nuk hapi mbajtjen e  konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe MV, Lulzim Basha sulmonte nga Tirana krerët e Ballkanit duke fajësuar ata për këtë bllokadë të BE-së, duke dalë kështu kundër qëndrimit të SHBA-ve. Hipokrizia e Bashës shkon edhe më tej. Ai i cili akoma nuk është distancuar nga ish kryeministri dhe ish kreu i PD Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA me akuza shumë të rënda, sot sulmonte qeveritë e ballkanit si cënuese të demokracisë. Basha duke mos u distancuar nga Berisha e njëherësh duke sulmuar qeveritë e ballkanit si penguese të integrimit (ndërkohë që SHBA bën përgjegjëse BE-në), duket sikur i tha Reekerit përgjigjen që s’ia dha dot në Tiranë: Nuk distancohem dot nga Sali Berisha! Sepse, po të ishte reagim për konsum të brendshëm politik reagimi i tij do të ishte në gjuhën shqipe, por fakti që reagon në anglisht ka tjetër target të cilit i drejtohet,

Lulzim Basha sot shet moral dhe akuzon qeveritë e gjithë Ballkanit si autokrate dhe goditës të demokracisë, ndërkohë që akoma nuk është distancuar nga Sali Berisha, i cili teksa shpallej non grata nga SHBA, argumentohej se është një minues i demokracisë, plus faktit që është i korruptuar familjarisht duke përfshirë edhe aleatët e tij politikë.

Në fakt Basha duhet mirëkuptuar, sepse Reeker gjatë vizitës në Tiranë nuk takoi aleatin e Berishës, Ilir Metën edhe pse gjeti kohë të takojë politikanë të tjerë që ishin distancuar nga Berisha me herët.  Kjo hipokrizi e Bashës që ngjan edhe me një amatorizëm politik kur flet si mbrojtës të demokracisë ndërkoë që është i kapur nga Sali Berisha, në fakt tregon edhe njëherë se ai nuk po ndahet dot nga  doktori dhe Ilir Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 02/07/2021 16:05

    Basha nuk po ndahet as nga ky temi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë