Këtë të hënë në Shqipëri ndodhën dy ngjarje: e para që s’duhet të ndodhë kurrë dhe e dyta që duhet të ndodhë çdo ditë! Të hënën ndodhi një tragjedi e cila tronditi tërë kombin dhe shkaktoi shumë dhimbje, trishtim, lot e pezmatim, por, qoftë për faktin se jetës kurrë nuk i dihet, dhe se në mes mund të jetë vullneti i Zotit, apo dora e fatit apo edhe probabiliteti fatkeq, askush nuk mund të fajësohet apo të marrë përsipër parandalimin e të tilla fatkeqësive në të ardhmen! Ndërkaq, në të njëjtën të hënë, në një shkulm të paparë solidariteti human, me qindra njerëz (mes tyre dhe unë) vullnetarisht iu përgjigjën thirrjes për të dhuruar gjak për të plagosurit në aksidentin e Himarës.
Televizionet dhe radiot, si dhe gjithë rrjetet sociale në Internet, u mbushën me thirrje për të dhuruar gjak, pasi strukturat spitalore nuk kishin mjaftueshëm për të përballuar emergjencën. Dhe si rrjedhim i angazhimit qytetar, diku në darkën e të hënës, Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se nuk kishte më nevojë për gjak! Mrekulli, apo jo?! Personalisht jam tepër i indinjuar nga hipokrizia dhe mediokriteti i shoqërisë shqiptare sa i përket dhurimit të gjakut. Të tilla shfaqje solidariteti komunitar fatkeqësisht ndodhin tepër rrallë, dhe në terma shumë cinikë duhet thënë se u deshën 13 jetë të humbura që për herë të parë të mbushej banka e gjakut në vend! Me gjithë nevojën e madhe për gjak, dhe punën e palodhur të organizatave si Kryqi i Kuq dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, nivelet e dhurimit vullnetar në Shqipëri janë qesharake dhe për të ardhur keq, veçanërisht kur mendon se sa krenar jemi ne shqiptarët për virtytet tona të larta për të ndihmuar të tjerët. Shqiptarët fatkeqësisht harrojnë se aksidenti i Himarës ishte një episod tepër i rëndë i një seriali që shfaqet 365 ditë të vitit në rrugët e Shqipërisë nga një pafundësi aksidentesh që rezultojnë në qindra viktima e mijëra të plagosur të cilët përballen me nevojën për gjak çdo ditë! Po ashtu, shumica e shqiptarëve duket se nuk e dinë, ose preferojnë të bëjnë sikur nuk dinë, se nuk ekziston një zëvendësues artificial për gjakun. Me mijëra pacientë kanë nevojë për gjak, përfshirë fëmijët talasemikë, fëmijët prematurë, pacientët që futen në operacione të gjithëfarllojshme, ata që trajtohen nga sëmundje të sistemit të qarkullimit e kardiovaskular, dhe lista vazhdon gjatë. Ndërkaq, është shkencërisht e provuar që për çdo 300 gramë gjak të dhuruar përfitojnë dy pacientë, që do të thotë se çdo herë që dhurojmë mund të kemi shpëtuar dy jetë njerëzish, dhe është vështirë të gjesh ndjesi më të mirë e më vetëpërmbushëse sesa shpëtimi i jetës së dikujt tjetër. Një i rritur i shëndetshëm mund të japë gjak shumë normalisht 3 ose 4 herë në vit (ndonëse do të mjaftonte të dhuronte edhe një herë në pesë vjetë për të mbuluar nevojat e vendit), dhe procesi i dhurimit është tërësisht i sigurtë nga ana shëndetësore, kjo për t’i hequr dyshimet e atyre që kanë frikë se mos marrin AIDS apo ndonjë sëmundje tjetër. Ndërkaq, përtej apatisë së shoqërisë, për këtë situatë të vazhdueshme emergjence nuk mbetet pa faj edhe qeveria, e cila, përtej detyrimit tek-tuk të administratës publike për të dhuruar, realisht mund të bëjë më shumë për të nxitur dhurimin vullnetar, përmes fushatave të sensibilizimit dhe informit në lidhje me procesin dhe përfitimet e dhurimit, krijimit dhe promovimit të fushatave edukuese në institucionet arsimore të të gjitha niveleve, shpërblimeve më të larta financiare për dhuruesit e gjakut, apo edhe subvencioneve për bizneset që nxisin punonjësit që të dhurojnë vullnetarisht. Tragjeditë si ajo e Himarës s’mund dhe s’duhet të jenë shtysa e vetme prej së cilës ne si shoqëri kujtohemi se sa e rëndësishme është të japim shumë pak nga vetja për të shpëtuar gjithçka të dikujt tjetër, pasi paparashikueshmëria e jetës është e tillë që një ditë mund të jemi ne ose dikush shumë i dashur për ne që përballet me nevojën urgjente për gjak dhe rrjedhimisht edhe me mungesën imediate të tij! Dhe kur banka e gjakut të jetë bosh dhe gjaku të mungojë, nuk ka për të pasur status Facebooku apo thirrje mediatike që të na shpëtojë!
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com