Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së pallateve që nuk kanë marrë hipotekë. Një grup pune i ngritur nga Kryebashkiaku Erion Veliaj po diskutojnë mënyrën se si do të hipotekohen pallatet, për të cilat është bllokuar procesi.
Burime nga Bashkia e Tiranës thanë se grupi i punës do të identifikoj fillimisht të gjitha zonat dhe pallatet në Tiranë të cilat nuk kanë hipotekë. Më pas do të bëhet dhe një kategorizim i objekteve në varësi të problematikat që ka secili.
Pas kësaj analize do të vijohet me mbylljen e procesit për objektet që janë në fazën përfundimtare dhe duke vijuar me kategoritë e tjera. Burimet thanë se të parët që do të përfshihen në proces do të jenë banorët e pallateve ku është aplikuar nga ana e ndërtuesit për të marrë hipotekën por nuk është mbyllur procedura.
/Shqiptarja.com

VIDEO