TIRANE- Dokumentet të cilat lëshohen prej zyrave të hipotekave do të mund të merren edhe nëpërmjet zyrave të noterëve. Për realizimin e këtij procesi mes kryeregjistruesit Ilirjan Muho dhe Kryetares së Dhomës Kombëtare të Noterisë Mimoza Sadushi do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ku përcaktohen rregullat e aplikimit si dhe afatet e dorëzimit të dokumenteve. Qëllimi i këtij vendimi është shmangia e radhëve të gjata në zyrat e ZRPP-ve. Burimet saktësuan se, kjo nuk do të thotë që në zyrat e hipotekave nuk do të pranohen më aplikime. Aplikimi nëpërmjet zyrave të noterëve do të jetë një mundësi e shtuar për qytetarët.