Hiqej si mik i Ramës dhe Gregorit, Apeli vulos dënimin me 9 vite për mashtruesin Ciruna

Hiqej si mik i Ramës dhe Gregorit, Apeli vulos dënimin me 9 vite për mashtruesin Ciruna

Klodian Ciruna në kafazin prej xhami

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka vulosur dënimin me 9 vite burg për Klodian Ciruna, i akuzuar nga prokuroria për “Mashtrim më shumë se një herë me shuma të mëdha”. Vendimi është marrë dy ditë më parë nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Shpresa Becaj dhe Alaudin Malaj.

Kjo masë dënimi për Cirunën është dhënë dhe në shkallën e parë, dhe treshja e gjyqtarëve në vendimin e tyre mbajti të palëvizur dënimin me 9 vite burg për Cirunën. Ky i fundit rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë duke i marrë një shumë prej 488 mijë euro. Ciruna që momentalisht ndodhet i izoluar në burg, është djali i Irma Kapllanit. Duke ju referuar listës publike të konsujve të nderit që ministria e Jashtme ka publikuar, rezulton se Irma Kapllani është konsulle e nderit e Indonezisë në Shqipëri. Ciruna ka hyrë në këtë gjykim me gjykim të shkurtuar. Klodian Ciruna, një person që herë hiqej si prokuror herë si gjyqtar dhe me dike tjetër prezantohej, si djali i kryeministrit, dhe herë si vetë kryeministri Edi Rama, është akuzohet nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit me shumë se një herë”.

Sipas hetimeve të kryera Ciruna rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë, mes tyre dhe një Italian duke u marrë atyre në total një shumë prej 488.300 mijë euro. Klodian Ciruna, i cili rezulton pranuar i një qendre “Call Centeri” në Tiranë, sipas dosjes së prokurorisë ka mundur të mashtrojë italianin Tommaso Sciavon, biznesmenin Luan Duraj dhe ndërtuesin Petraq Koka.“Shqiptarja.com” mëson se Ciruna gjatë takimeve me tre personat e sipërcituar prezantohej si prokuror apo si gjyqtar. Ndërkohë që këtyre të fundit u thoshte se kishte lidhje të ngushta me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregor Ramën madje dhe vetë kryeministrin Rama.

Duke shfrytëzuar këto teknika të mashtrimit, Klodian Ciruna, arrinte t'i bindte viktimat e tij duke u marrë shuma të konsiderueshme në euro, të cilët i jepnin me shpresën se Ciruna do i mundësonte leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës. Madje për të bindur se këto para shkonin për djalin e kryeministrit apo vetë kryeministrin Rama, Ciruna arrinte të telefononte viktimat me numra të ndryshëm, duke u hequr se ishte Edi Rama apo Gregor Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë