Dosja nr.2/ Si mashtruesi që hiqej si miku i Greg Ramës i mori njerkut 1.1 mln euro

TIRANË- Megjithëse u dënua nga gjykata me 9 vite burgim për akuzën e mashtrimit me shuma të mëdha në dëm të tre biznesmenëve nga Tirana, për Klodian Cirunën nuk kanë të sosur problemet me ligjin.

Një dosje e dytë e rregjistruar në prokurorinë e Tiranës, po hetohet me qëllim zbardhjen e veprimeve mashtruese që Klodian Ciruna, nëna e tij Irma Kapllani dhe ish-e dashura e tij Daniela Muça kanë kryer në dëm të biznesmenit Skënder Zela, të cilit i kanë marë me anë të mashtrimit një shumë prej 1 milion e 100 mijë euro. Në fakt Zela, ka qënë njerku i Klodian Cirunës, dhe ish-burri i Irma Kapllanit, e cila tashmë rezulton të jetë një konsulle anonime nderi e Indonezisë në Shqipëri. Momentalisht Ciruna ndodhet në burg, pasi është dënuar për mashtrim të 3 personave, italianin Tommaso Sciavon, biznesmenin Luan Duraj dhe ndërtuesin Petraq Koka, duke i marë në total një shumë prej 488.300 mijë euro. Ciruna kishte ngritur një skemë të përkryer, duke u hequr si mik i afërt i kryeministrit Edi Rama dhe djalit të tij Gregor Rama. Duke u hequr si mik i tyre, ai mashtronte biznesmenë në Tiranë, të cilët ishin të gatshëm të jepnin shumë të konsiderueshme në euro, vetëm e vetëm, për të marë një lejë ndërtimi në bashkinë e Tiranës. Edhe pse eurot janë paguar, në fakt sot e kësaj dite lejet e ndërtimit nuk janë miratuar nga bashkia, pasi gjithçka ka qënë një mashtrim.

Por mjeshtëritë e mashtrimit të Cirunës dhe nënës së tij Irma Kapllani, kanë gjetur zbatim edhe brenda rrethit familjar, ku Skënder Zela, një biznesmen i suksesshëm në ndërtim, ka rënë preh e lojrave të mashtrimit të Cirunës dhe Kapllanit, duke i marë një shumë prej 1.1 milion euro. Një shifër kjo astronomike kjo, kur mendon se Ciruna dhe Kapllani nuk kanë bërë asnjë punë, por vetëm kanë mashtruar me letra, fjalë dhe e-maile. Pikërisht zhvatja nëpërmjet mashtrimit të njerkut të tij, Skënder Zela, është bërë objekt hetimi në prokurorinë e Tiranës, ku momentalisht çështja po hetohet nga prokurori Saimir Hysi. Fillimisht kjo çështje është hetuar nga prokurori Ervin Karanxha, i cili ka konkluduar në pushimin e hetimeve vetëm për një pjesë të shumës financiare të vjedhur me anë të mashtrimit. Vendimi i Karanxhës për pushimin e hetimeve, është ankimuar në gjykatë, e cila urdhëroi që çështja të tërhiqet mbrapsht dhe të hetohet nga prokuroria.

Por përfaqësuesi i akuzës, apeloi vendimin e gjykatës dhe në Apel gjyqtari Gramoz Levanaj, urdhëroi pushimin e hetimeve. Tashmë me një kallëzim të dytë, dhe më daljen e provave të reja, prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin numër 5141 kundër Klodian Ciruna, nënës së tij, Irma Kapllani dhe ish-të dashurës së Cirunës, Daniela Muça. Të tre këta persona akuzohen nga biznesmeni Zela, si pjesë e strategjisë së mashtrimit, duke i përlarë në kohë dhe skema të ndryshme shumën prej 1.1 milion euro. Gjatë një bashkëbisedimi me Skender Zela, ky i fundit tregon se:”…unë jam viktima e rradhës e dy supermashtruesve nënë e bir, Klodian Ciruna dhe Irma Kapllani… Cirunën e kam mbajtur më mirë se djemtë e mi, duke e sponsorizuar në shkollim, blerë apartament për të e shumë të mira materiale. Nënë e bir, më kanë mashtruar duke përdorur çfarëdo lloj strategjie për të më marë pasurinë që kisha…”. Sot biznesmeni Zela endet në dyert e gjykatës dhe prokurorisë së Tiranës, ku është përfshirë në një betejë ligjore me ish-gruan dhe ish-thjeshtrin e tij (djalin nga ish-gruaja). Sipas dosjes hetimore Skënder Zela ka bërë kallëzim ndaj Klodian Cirunës, Irma Kapllanit dhe Daniela Muça, duke pretenduar se këta persona me anë të mashtrimit, i kanë vjedhur atij shuma të mëdha parash që përllogariten 1.1 milion euro.

E habitshme është fakti se si një konsulle nderi e Indonezisë në Shqipëri e përfshirë në disa histori mashtrimi në Tiranë, vijon të njihet nga Ministria e Jashtme si konsulle nderi e Indonezisë. Për ironi të fatit, Irma Kapllani disponon dhe një zyrë konsullore afër gjykatës Civile të Tiranës, ku pret e përcjell “viktimat” e saj të rradhës.Gjithmonë sipas kallëzimit të depozituar në prokurori biznesmeni Skënder Zela ka qënë i martuar me Irma Kapllanin, e cila nga martesa e parë ka pasur një fëmijë të quajtur Klodian Ciruna.Zela pretendon se nënë e bir në bashkëpunim me ish-financieren e tij Daniela Muça, që dikur ka qënë e dashura e Cirunës, e kanë mashtruar duke i marë gjatë viteve 2012 deri në 2017 shumën prej 1.1 milion euro. Skënder Zela rezulton se prej vitit 1993 ka themeluar kompaninë “Euro-Al”, e cila ka pasur aktivitet të konsiderueshëm ekonomik në ndërtim dhe më vonë në ndërtimin e hidroçentraleve.Sipas Skënder Zelës, Klodian Cirunën e kishte punësuar në kompaninë e tij me besimin e plotë se e konsideronte si djalin e tij.Por Ciruna si një mashtrues i lindur dhe përmes skemave të ndryshme të mashtrimit, i ka përvetësuar një shumë prej 1.1 milion euro. Ciruna ka kryer veprime financier duke përfshirë në to, persona inekzistent dhe të sajuar prej tij me qëllim mashtrimin e Skënder Zelës, veprime këto që sipas këtij të fundit i ka kryer në bashkëpunim me ekonomisten e shoqërisë “Euro-Al” Daniela Muça dhe ish-gruan Irma Kapllani. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Ciruna ka mashtruar biznesmenin Skënder Zela në tre raste, ku vetëm në një rast i ka marë 500 mijë euro me premtimin se do i investonte në bursë në Bono Thesari pranë Bankës së Shqipërisë. Dhënie e eurove është bërë me faturë bankare dhe marëveshje. Në një dokument që Zela ka paraqitur në prokurori, tregohet qartë një ftesë që Ciruna i dërgonte atij në emër të Bordit Drejtues të Bankës së Shqipërisë përmes postës elektronike, ku më pas ka rezultuar se janë falsifikuar firmat e anëtarëve të Bordit Drejtues të Bankës së Shqipërisë.Në këtë ftesë i mashtruari Zela, kërkohej të paraqitej pranë Bankës së Shqipërisë dhe të tërhiqte interesat dhe fondet e depozituar pranë kësaj bankë.Interesa të cilat i përkisnin depozitës prej 500 mijë euro dhe që përllogariteshin në mënyrë fiktive në shumën prej 1 milion e 999 mijë eurove.

Porkur biznesmeni Zela ka trokitur në dyert e Bankës së Shqipërisë, ai ka kuptuar se paratë e tij kurrë s’ishin depozituar në bono thesar dhe ai s’kishte asnjë interes financiar për të tërhequr nga Banka e Shqipërisë. Aty është kuptuar gjithçka se firmat e anëtarëve të Bordit Drejtues të Bankës së Shqipërisë si Elisabeta Gjonit, Altin Naqes, Dashamir Halilaj, Marian Gjermenjit dhe Arjola Haxhinastos ishin falsifikuar. Tashmë kjo çështje vijon të jetë nën hetim nga prokuroria e Tiranës dhe pritet që në muajt në vijim të ketë zhvillime.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lele: 07/10/2019 23:40

    A eshte njerku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja