Hiqet barrikada në Mitrovicë e
vendosur tre vjet më parë nga serbët

Hiqet barrikada në Mitrovicë e<br />vendosur tre vjet më parë nga serbët
Barrikada mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e vendosur tre vite më parë nga strukturat paralele serbe të veriut, është hequr përfundimisht sot rreth orës 5:00 të mëngjesit. Aksioni për heqjen e kësaj barrikade, që dikur ishte vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, është hequr nga të njëjtit, dhe ka zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.

Gjatë këtij aksioni, mbi urë janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili gjatë natës ka vizituar urën, tha se një gjë e tillë ka qenë e pritshme dhe se meritor për këtë është personalisht ai.

Bahtiri: Kam mbajtur premtimin
“Kjo ka qenë e pritshme, unë kam ardhur të punoj jashtëzakonisht ngushtë me diplomatët e huaj, por edhe me njerëzit në pjesën e veriut, dhe unë premtimin e kam mbajtur, sepse po e shihni edhe ju se zalli po hiqet, dhe sigurisht se të tjerat do të bëhen të gjitha. Është premtim imi, absolutisht ka të bëjë me mua, unë jam shumë i kënaqur që kam arritur atë dhe prej ardhjes time ka qenë një bisedë e ngushtë me njerëzit e pjesës së veriut, dhe me diplomatët e huaj për t’u hequr kjo barrikadë, andaj është kënaqësi e madhe”, ka thënë mes tjerash Bahtiri.

Ndërkaq, Veton Rexha, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Mitrovicë, heqjen e barrikadës e ka cilësuar si një akt historik, duke thënë se është nata më e lumtur për mitrovicasit.

Rexha: Po fillon një jetë e re
“Është një akt historik për qytetarët e Mitrovicës, kjo barrierë që ishte me vite mbi lumin Ibër. Besoj se me këtë natë do të fillojë një jetë e re me lëvizje të lirë për të dyja anët, si për shqiptarët ashtu edhe për serbët dhe besoj se kjo natë do të jetë nata më e lumtur për qytetarët e Mitrovicës”, theksoi Rexha.

Ndryshe, heqja e barrikadës e cila prej shumë kohësh ka ndarë qytetin e Mitrovicës dhe ka penguar lirinë e lëvizjes u bë nga dy eskavatorë që kanë ardhur nga veriu./Kosovapress/

.............................................................................

Fillon heqja e barrikadës mbi lumin Ibër

Mitrovicë E mërkurë, 18 Qershor 2014 02:00 KosovaPress

Posa ka filluar heqja e barrikadës mbi lumin Ibër të Mitrovicës. Heqja e kësaj barrikade famëkeqe po bëhet nga dy ekskavator që kanë ardhur nga veriu. Sipas ekipit të KosovaPress-it, i cili është në vendin e ngjarjes deri më tani gjithçka po shkon në rregull, nuk ka qytetar serb dhe puna nga një kompani serbe po tentohet të kryhet shpejt dhe pa zhurmë.

“Deri në këto momente kanë arritur të heqin zhavorrin, megjithatë mbeten për t’u hequr edhe disa pjesë të mëdha të betonit, të cil at u patën vendosur aty”, thonë ekipet tona.

Në vendin e ngjarjes kanë dal Policia e Kosovës, pjesëtar të karabinierëve italian dhe një përfaqësues i Komunës së Mitrovicës.

Rreth orës 2.30 te ura mbi lumin Ibër ka ardhur edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka falënderuar gjithë qytetarët e Mitrovicës për maturinë që kanë treguar gjatë kësaj kohe, duke thënë se me heqjen e kësaj barrikade po përmbush edhe një premtim të tij.

.......................................................

Thaçi dhe ambasadorët dakordohen për të hequr barrikadën

MITROVICËE MARTË, 17 QERSHOR 2014 19:12
Gjatë pasdites së sotme janë parë lëvizje të shumta të njerëzve me uniforma pranë urës famëkeqe mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Kontenierët që shërbenin për rojat e urës janë vendosur në kamionë dhe janë larguar nga KFOR-i.

Gjit hashtu, është parë edhe një përqendrim i madh i trupave të KFOR-it, EULEX-it dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në zonën afër urës dhe sipas burimeve të Kosovapress’it, në orët në vijim do të hiqet edhe barrikada. Të gjitha këto veprime, sipas burimeve brenda policisë, po bëhen në bashkëpunim edhe me pjesëtarët e të ashtuquajturës Mbrojtje Civile Serbe, të cilët ishin të pranishëm kur po hiqeshin kontenierët.

Sipas tyre, ky ishte momenti më i përshtatshëm për të hequr barrikadën, përderisa zgjedhjet parlamentare kanë mbaruar e partitë serbe nuk kanë më kosto elektorale dhe tashmë janë të gatshme t’i jetësojnë pikat e marrëveshjes së prillit të vitit të kaluar.

Sikurse që është raportuar paradite, kryeministri Thaçi sot ka pasur takime të ndara me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff dhe atë të Gjerm anisë, Peter Blomeyer dhe sipas burimeve të Kosovapress’it, mësohet se çështja e heqjes së barrikadës ka qenë tema qendrore e bisedimit në këto takime dhe vendimi është marrë në koordinim me të gjitha palët e përfshira në këtë problem shumëvjeçar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë