Hiqet nga 'Documenta', murali që zemëroi izraelitët! Dorëhiqet drejtoresha, autori: Vepra u bë monument

Hiqet nga 'Documenta', murali që zemëroi izraelitët! Dorëhiqet drejtoresha, autori: Vepra u bë monument

Piktura 'Documenta'

Pas reagimeve për disa vepra arti me elementë antisemitik të ekspozuara në Kassel të Gjermanisë, është dorëhequr Sabina Schormann, drejtoresha e Documenta-s. E konsideruar si një nga ngjarjet më me peshë të artit bashkëkohor, Documenta mbahet një herë në 5 vjet.

E kësaj here e çelur në qershor, ajo që nxiti polemikat më të forta ishte murali i grupit të artistëve indonezian Taring Padi. Në kompozim të veprës, shfaqet një ushtar me fytyrë derri, një shall me yllin e Davidit dhe dhe një përkrenare të zbukuruar me mbishkrimin Mossa, si dhe të tjerë elementë që janë asociuar me hebrenjtë. Pas kritikave të forta të ardhura nga ky komunitet dhe vetë ambasada izraeliane, vepra u hoq.

Para se të hiqej  grupi i Taring Padi kishte mbuluar veprën me një perde të zezë dhe shkruajtën  “në shenjë respekti dhe me keqardhje, mbulojmë punën tonë që është konsideruar si fyese, veçmas në këtë kontekst në Gjermani”

Ndërsa në rrjetet sociale, ata shtuan: ‘Vepra u bë tashmë një monument për dhimbjen dhe për pamundësinë e dialogut. Urojmë që ky monument të konsiderohet si pikënisje për dialog”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë