Këshilli i Ministrave vendosi heqjen e masës së pezullimit të përkohshëm për Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër). Ky vendim bën të mundur vazhdimin normalisht të procesit akademik në këtë institucion. Pas një procesi disa javor për plotësimin e sugjerimeve të bëra nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Bedër përmbushi me sukses të gjitha rekomandimet në një kohë të shkurtër. Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave thuhet se: “Hiqet masa e pezullimit të veprimtarisë për institucionin privat të arsimit të lartë, Shkolla e Lartë Private “Hëna e Plotë” (Bedër). Shkolla e Lartë Private “Hëna e Plotë” (Bedër) të vijojë veprimtarinë akademike, duke respektuar të gjitha të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga legjislacioni i arsimit të lartë.
/Shqiptarja.com







