Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT

Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT

Një nga mjekët që realizoi opearcionin

Ekipi i mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë realizuan me sukses një ndërhyrje të vështirë te një 34 vjeçare ku hoqën tumorin në kokë përmes vetullës. 

Ndërhyrja e cila u krye nëpërmjet teknikës mini-invazive përmes vetullës bëri të mundur heqjen e plotë të tumorit 3 cm në tru pa prerje në kokë, pa shenja dhe pa dëmtimin e nuhatjes tek pacientja.

Mjekët që morën pjesë në këtë operacion ishin Prof. Dr. Artur Xhumari, neurokirurg, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjise, QSUNT, Dr. Myfit Saraçi, anestezist-reanimator, instrumentare, Dr. Maren Ruka, neurokirurg, infermiere instrumentare Ritvana Gjura dhe infermiere qarkulluese, Angjela Gjona.

Pas këtij lajmi kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor, ndërsa publikoi edhe 2 foto të shkëputura gjatë kryerjes së operacionit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur