Dy binjakë identikë nga Michigan kanë vendosur të martohen me dy motra që gjithashtu janë binjake. Binjakët janë njohur katër vjet më parë në Universitetin e Grand Valleyt.
Gjithashtu ata kanë vendosur që të jetojnë në një apartament me dy dhoma gjumi. Zack dhe Nick Newan, 24 vjeçarë, nuk janë ndarë asnjëherë që në momentin që kanë ardhur në jetë. E njëta gjë edhe me dy motrat, Krissie dhe Kassie Bevier, gjithashtu 24 vjeçare. Çiftet kanë thënë se çdo gjë do të bëjnë së bashku, përfshirë edhe ceremoninë e martesës.
Krissiet me Zackun do të martohen me 3 gusht, ndërsa Kassiet me Nickun me 4 gusht. Krissie ka thënë që për të është e rëndësishme që ta organizojnë martesën të ndara pasi të jesh binake do të thotë se kurrë nuk mund të bësh diçka vetëm. Megjithatë lista e të fturave është e njëjtë dhe martesa do të bëhet një ditë larg njëra-tjetrës. Edhe muajin e mjaltit çifti ka preferuar ta bëjën të ndarë.
Do jenë eksperimentet e psiko doktoreve që sigurisht do kenë filluar që kur kanë lindur. Do shkruhet pas pak viteve ndonjë trapllëk si gjithmonë. Do jetë një skuadër që merr rrogën qyl kushedi sa vjet... lum këta që bëjnë jetë qejfi me lekë të dhuruara.
Përgjigju