Histori frymëzuese, vajza humbet
këmbët 4 vjeç, bëhet kampione noti

Histori frymëzuese, vajza humbet<br />këmbët 4 vjeç, bëhet kampione noti
Historia e një vajze të vogël kineze, që përpiqet të realizojë ëndrrat e saj edhe pse ka humbur të dyja këmbët në një aksident tragjik, është kthyer në histori frymëzimi për mijëra njerëz me aftësi të kufizuara në Kinë.

Historia e Qian Hongyan është bërë publike fillimisht në vitin 2005, kur u fotografua teksa 'ecte' me ndihmën e një topi basketbolli. Sot, e njëjta vajzë e re është kampione noti me. Në 2009, vajza e vendosur u bë kampione në rang kombëtar në një kompeticion noti në Kinë.

Hongyan humbi gjymtyrët e poshtme në moshën 4-vjeçare, në vitin 2000, në një aksident që për pak i mori jetën. Familja e saj ishte ekstremisht e varfër, ata prodhonin mëndafsh për të siguruar jetesën.

Sipas burimeve për DailyMail, gjyshi i vajzës ndau në gjysmë një top basketbolli për të zëvendësuar pjesën e poshtme të trupit të mbesës së tij. Vajza e vogël mësoi të ecë me duar, duke e ushtruar të gjithë forcën në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa mbante në duar 'doreza' të drunjta.

Gjatë gjithë fëmijërisë së saj, Qian u etiketua si 'Vajza e basketbollit'. Në 2005, vullneti i 19-vjeçares ra në sy të popullit kinez, e më vonë të mediave ndërkombëtare. Për një vend si Kina, ku pamundësia fizike nuk përmendet pothuajse kurrë, kjo ngjarje shkaktoi zëra dhe u bë një kthesë e fuqishme për jetën e vajzës së vogël.

Me ndihmën e njerëzve dhe donacione të shumta, vajzës iu dha mundësia të udhëtojë më shumë se 1,600 milje drejt Beijing-ut, ku u 'pajis' me këmbët e saj të para. Sidoqoftë, sipas mediave kineze, Qian u përball me realitetin e dhimbshëm, pasi familja e saj nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për ta lejuar të vazhdonte edukimin pas moshës 11 vjeçare.

Ndërsa shumë të tjerë do të demoralizoheshin, vajza e vogël ishte e vendosur të krijonte fatin e saj. Ajo iu bashkua një skuadre noti lokale për njerëz me aftësi të kufizuara. Në fillim ishte tmerrësisht e vështirë, madje dukej si e pamundur. "Dukej sikur nuk kishte asnjë mënyrë që unë të qëndroja mbi ujë. Gjithmonë mbytesha."- rrëfeu Qian në një intervistë për China Daily.

Brenda pak vitesh ajo po fitonte medalje ari në kompeticione komëbtare dhe ëndërronte të përfaqësonte Kinën në Paralympics që zhvillohet në Londër për personat me aftësi të kufizuara. Me dhjetra medalje ari dhe argjendi, notarja pësoi humbjen e gjyshit të saj, moment shumë kritik në jetën dhe karrierën e saj.

Atë vit nuk mundi të shkëlqejë si vitet e tjera, duke i siguruar vetes vetëm një medalje bronzi, që nuk ishte e mjaftueshme për të konkuruar më tej. Vajza shmangi median dhe syrin e publikut për një farë kohe, por do të rikthehej shumë shpejt më e fuqishme se kurrë. Historia e vajzës, tani 19-vjeçare ka frymëzuar mijëra njerëz në Kinë dhe jo vetëm ata me aftësi të kufizuara.

Qian Hongyan është provë e gjallë që nuk ka pengesa apo pamundësi kur bëhet fjalë për të realizuar ëndrrat.
FOTO
qian
qian
 FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas