Kryeministri Edi Rama është shprehur se është i vetmi lider shqiptar që ka udhëheqësit e Bashkimit Europian në celularin e vet.
Komentet Rama i bëri në rubrikën ‘Sy m’Sy’ me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku tha se kjo është një histori për libra dhe nuk mund të tregohet për sa kohë ai është në detyrë.
Sipas Ramës, për shkak të këtyre raporteve personale, raporteve institucionale dhe raporteve ndërqeveritare të krijuara gjatë qeverisjes së tij me BE-në, PS duhet të marrë një mandate të fortë në 11 maj, për ta çuar para procesin e integrimit.
“Interesi i Shqipërisë është para tifozllëkut partiak. Edi Rama është sot kryeministër dhe unë e PS e garantojmë që mbyllim negociatat dhe hyjmë në BE, për të gjitha nivelet që kemi arritur të kemi në raportin me Europën. Që nga nivelet shtetërore, te nivelet qeveritare, tek ato institucionale dhe personale. Nuk ka pasur asnjë udhëheqës Shqipëria që udhëheqësit e tjerë të Europës t’i ketë në celularin e vet. Por kjo është një histori për libra, nuk është histori për t’u treguar sot që unë jam në detyrë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Integrimi në BE ekzistencial, s’mund të jemi delja që e ha ujku! S’ka rëndësi nëse s’ulem unë i pari në tryezën e Unionit, mund të jetë edhe një socialiste
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
12.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha nga Kamza: Raporti i DASH konfirmon se korrupsioni pengon zhvillimin e Shqipërisë, më 11 maj nuk duam riciklim, por ndryshim të vërtetë
21 Mars, 20:13
-
Rama 'sy m'sy' me komentuesit: Shqipëria sot si dita me natën nga koha kur qeverisej nga Berisha! Shifrat që duhet të dini
21 Mars, 20:02
-
‘Lista jonë për në BE, lista e bufit është për opozitë’/ Rama: Lista e tyre është që kur të humbi bufi mos t’i kërkojë njëri llogari
21 Mars, 19:19
-
‘Më 12 maj ne do të numërojmë 1 milion vota’/ Rama: Ne e kemi humbur dikur trenin e historisë, në 11 Maj kalon treni i negociatave
21 Mars, 18:50
-
'Shoh dëshirën e 27 vendeve të BE-së që e duan Shqipërinë'/ Rama: Ata na kanë thënë e ardhmja juaj është këtu
21 Mars, 18:36
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Tiranë: PS, sot si PD-ja në 1992! Dua 1 milionë vota! Jemi e vetmja parti që fut Shqipërinë në BE! Mos e hidhni votën në kënetë
21 Mars, 17:51
-
Vijojnë replikat/ Rama: 100 zogj pulash kundër një luani, po të kullufisin demokratët! Basha: U mërzit doktori që i sulmoj partnerin, dil vetë në fushë o burrë (VIDEO)
21 Mars, 16:47
-
Berisha justifikohet pasi kandidoi për deputet kushëririn e Elvis Roshit: S'është argument se ka lidhje gjaku, s’ka mëkat! Rama po keqpërdor ‘Lul Bravën’
21 Mars, 16:04
-
Rimori delegimin e detyrës nga Veliaj/ Ristani: Nuk ka krizë në Bashkinë e Tiranës, falënderoj Ramën që na qëndroi pranë
21 Mars, 15:34
-
VIDEO/ 'U mërzit doktori që i sulmoj partnerin', Basha nuk i ndahet Ramës: Dil vetë në fushë o burrë, Berisha është 81 vjeç
21 Mars, 15:11
-
'Koalicioni i PD, i pamoralshëm'/ Analisti Daci: Berisha ka përfshirë subjekte që i cilësonte armiq! Bëhet më i dobët përballë Ramës! Ja strategjia e Bardhit
21 Mars, 15:03
-
Rama: Një linjë e vetme për të gjitha urgjencat! Histori turpi që u kthye në sukses, pavarësisht baltës politike e mediatike si rasti i Pogradecit
21 Mars, 14:39