Historia/ 35 vite nga grabitja, gjendet Topi i Artë i fituar nga Maradona më 1986-n! Del në ankand për çmimin marramendës

Historia/ 35 vite nga grabitja, gjendet Topi i Artë i fituar nga Maradona më 1986-n! Del në ankand për çmimin marramendës

Maradona me 'Topin e Artë'

Trofeu i Topit të Artë 1986, fituar nga Diego Armando Maradona dhe vjedhur tre vite më vonë në Napoli, është gjetur. Origjinaliteti i tij u konfirmua një muaj më parë (më 2 prill) dhe pritet që në datën 6 qershor të dalë në ankand për shumën nga 12-15 milionë euro.

Topi i Artë i fituar nga  Diego Armando Maradona pas Kupës së Botës 1986  është gjetur. Trofeu me vlerë ishte vjedhur në Napoli më 1989. Objekti jashtëzakonisht i çmuar do të dalë në ankand më  6 qershor 2024. I gjetur në  vitin 2016 , siç raportohet nga gazeta franceze  L'Equipe, origjinaliteti i tij u konstatua vetëm më 2 prill 2024. Vlera e tij llogaritet të jetë nga 12 deri në 15 milionë euro.

Topi i Artë i Maradonës, historia e vjedhjes e treguar nga Il Mattino

Klani i Giuseppe Missos, i specializuar në grabitjet miliarda dollarëshe, bëri një grabitje të bujshme. Tetë prej tyre hynë në kasafortën e degës B të 'Banca della Provincia di Napoli', e cila ishte në rrugën 'Manna', një rrugë anësore nga ajo 'Duomo' në Napoli.

Ata hynë nga një vrimë në një mur në orën 14:20. Ata mbanin maska karnavalesh për të mos u njohur dhe ishin të armatosur. Disa erdhën nga muri i shpuar, të tjerë nga kanalizimet. Ata morën miliona euro nga arka, që ishin qindarka në krahasim me atë që donin të merrnin nga kasafortat në bodrumin e bankës, ku hynë nga një shkallë spirale pesë metra.

Duke marrë peng 14 punonjës të bankës, grabitësit u shoqëruan në dhomat e kasafortave. Ishin gjithsej 400 kasaforta, por për të qenë të shpejtë ata hapën vetëm rreth gjashtëdhjetë dhe morën gjithçka që kishte brenda. Pas një ore, ndërsa dikush thirri policinë, grupi u largua me plaçkën e tyre të çmuar.

Grabitja ishte me miliarda. Në mesin e 400 kasafortave, ishin edhe 4 të regjistruara për Claudian, atëherë gruaja e ardhshme e Maradonës. Grabitësit hapën dy, të cilat ishin pjesë e 60 të vjedhurave. Claudia Villafane, e shoqëruar nga avokatja Marinella De Nigris, paraqiti denoncimin e saj në komisariat si të gjitha viktimat e grabitjes, duke lënë një inventar të asaj që nuk kishte më.

Një trofe i dhuruar Diegos gjatë një ceremonie në klubin e famshëm "Lido" në Champs Elisee në Paris. Kasafortat me numër 71 dhe 404 të vjedhura në dëm të Claudia Villafane përmbanin trofeun që revista “France football” i kishte dhënë Maradonës në vitin 1986 si lojtari më i mirë i Botërorit të atij viti.

Në kutitë e kampionit të botës dhe gruas së tij të ardhshme kishte shumë xhevahire të vajzave të tij Dalma dhe Giannina, duke përfshirë një grup gjerdanësh, vathë, byzylykë, një grup diamante, një orë ari Rolex me diamante, shtatë orë duke përfshirë një Cartier të shtrenjtë, një dhuratë diamanti nga menaxheri i Diegos për ditëlindjen e vajzës së parë të kampionit argjentinas me shkrimin Dalmita, më pas shumë zinxhirë dhe bizhuteri të ndryshme.

Dëmi u vlerësua në rreth një miliardë euro. Por për Diegon objekti i çmuar ishte ai i 'Topit të Artë', edhe pse ndoshta "më pak i shtrenjtë nga të gjitha bizhuteritë e vjedhura”, raportoi gazeta Campania.

Kujtojmë se më 25 nëntor 2020 Diego Maradona mbylli sytë në moshën 60-vjeçare.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor