Donald Dervishi e nisi rrëfimin duke treguar sesi u bë mësuesi i fshtatit Vendresh në zonën e Skraparit.
”Në vitin 2004 pasi përfundova studimet, vendosa që të jepja kontributin tim tek fshati im që gjendet në zonën e Therepeles në Skrapar, ku ndërsa unë isha mësues, nxënësit e mi ishin 4 vite më të mëdhenj se unë” tregon Donaldi.
Ai jepte lëndën e gjuhës shqipe në atë kohë dhe e kishte me shumë pasion. Më pas i riu mësoi se në fshatin Vëndresh të Skraparit, nuk kishte shkollë për fëmijët e vegjël, kështu që në mënyrë vullnetare, së bashku me një kolegun e tij, vendosi që të ndërtonte shkollën e fshatit.
”Isha kaq i emocionuar sepse po bëja diçka për ata fëmijë, duke i dhënë një të ardhme për t’u shkolluar” tha Donaldi gjatë intervistës.
Ai së bashku me mikun e tij, kishin finalizuar kështu një ëndërr që tashmë u bë realitet, duke e bërë fshatin me shkollë. Më pas, në vitin 2012, Donaldi u fut në radhët e forcave të armatosura shqiptare, për t’u futur pas kësaj përvoje në spektaklin “Big Brother Albania”. Teksa foli dhe për jetën e tij personale, Donaldi tregoi se është martuar me nje grua 15 vite më të madhe dhe se dashuria është e verbër në të gjitha kuptimet e fjalës.
”Kur u martova me time shoqe, nuk pas as moshën, as kombësinë, por zgjodha njeriun” tha Donaldi. ”Familjarët e mi kur e panë që ne e kishim shumë seriozisht, e pranuan këtë fakt dhe sot ne jemi prindër të një vajze të vogël” vazhdoi më pas ai.
Te ndertosh shkollen e fshatit eshte dicka e jashtezakonshme,duket qe profesionin e keni pasion dhe nuk jeni thjesht nje nepunes qe punon vetem per rrogen.
PërgjigjuDonaldi, dashuria asht e verber, po pasaporta Amerikane te ban me pa mire boten.
Përgjigju