Historia e 20-vjeçarit nga Somalia, u nis për një jetë më te mirë, por përfundoi në spitalin e Traumës

Historia e 20-vjeçarit nga Somalia, u nis për një jetë më te mirë, por përfundoi në spitalin e Traumës

Në të njëjtën ditë kur presidenti i vendit të tij Hassan Sheikh Mohamud sipas agjensive të huaja ankohet se ju vështirësua hyrja në samitin dy ditor të vendeve të Afrikës, Mursal Mahamoud lufton në intubim me vdekjen. Në spitalin e Traumës në Tiranë. Pa askënd pranë, përvec mjekëve që në atë dhomë spitali, marrin e japin analizat dhe cdo sekonde qe kalon, duke bere gjithcka qe ta shpetojne

Mursal Mahamoud është një 20 vjecar që për shkak të konflikteve në Somalinë e tij, tensioneve historike midis vendeve fqinje vendosi të lërë vendin e tij. Mori rrugën e gjatë, qindra orë ferri në një ikje pa destinacion.

Udhëtim I pambarimtë derisa ai rrëzohet e dëmtohet rëndë. Me gjithe kohen qe ka kaluar mbetet e paqarte se si u rrezua dhe ku

Gjallë e ka mbajtur ëndërra që kishte, mbërritja e pa realizuar për të, Gjermania.

Mes diagnozave që nuk po e ngrinin më në këmbë, që ai të vazhdonte arratinë e tij, jeta e tij u zhvendos në qëndrën e Mbyllur të Karecit dhe më pas në Spital.

Në Karec ai kishte fatin e cdo emigrant të paligjshëm që pret radhën ta kthejnë pas, vend pas vendi derisa të mbërrijë në atdhe. Ajo pritje për tu kthyer në Somalinë e tij, ja la vendin pritjes tjetër për ta ngritur në këmbë.

Në këto ditë bosh, pa njerëz, pa familjen , pa një fjalë në gjuhën e tij, me vetminë më të madhe dhe vetëm 20 vjec, Mursal njihej si djali I dhomës numër 4, kati I dytë.

Profesor Lutfi Dervishi më pat njoftuar një ditë për të duke më shkruar ‘Një i ri nga Somalia, prej dy - tre muajsh është tek trauma. Një histori rrënqethëse njerëzore”’.

Prej ditësh isha vendosur në kërkim të tij.

Kush është? Cfarë I ka ndodhur? A ka njerëz pranë? Telefonata në policinë qëndrore. Në policinë kufitare. Policitë lokale në kufi me Greqinë.

Derisa më ra në dorë gjurma e tij e parë, e Mursal, emigrantit nga Somalia që ngeci në Ballkan dhe ndryshe nga qindra të tjerë që zgjedhin Mesdheun si rrugën e vdekjes, ai u end në shtigje tokësore me shpresën se diku do hapej një portë për të. ‘Rezulton se ky shtetas së bashku me tetë emigrantë të tjerë është kapur nga shërbimet e kufirit Kapshticë , më datë 13/08/2023 . Shtetasi ka patur dëmtime në shtyllën kurrizore , fillimisht është dërguar në spitalin e Korcës dhe më pas në Tiranë. Janë kryer procedurat përkatëse”, shkruan oficeri kufitar. Në Spitalin e Traumës, Mursal ju tha mjekëve se ishte rrëzuar dhe dëmtuar rëndë.

Në shtator mjekët ndërhynë dhe mjeku Fatos Olldashi përmend kartelën e të riut dhe cdo përpjekje me shpirt që mjekët patën. Komplikacionet ju shfaqën. Në dhjetor 2023, nga qendra e mbyllur e Karecit ku mbahen emigrantët që përdorin Shqipërinë si urë kalimi drejt Europës ai u soll sërisht për një ndërhyrje urgjente. Duhej të largonin matërialet që I kishin vendosur në shtyllën kurrizore.

U përballën me një situatë jo të mirë. Për pacientin dhomës e dhomës katër, pa askënd vec mjekëve që ndjekin me pikëllim se cfarë ndodh me jetën e një njeriu , nisin dhe dërgohen shkresa ngado.

Njoftohen organizatat.

Njoftohet ministria e shëndetësisë.

Pacientët flasin me njëri tjetrin, ja tregojnë se atje është një djalë I ri, vetëm dhe vetëm si ai janë dhe mjekët

Një ndër ta edhe mjeku Arben Zenelaj, I cili është një nga më të mirët jo vetëm në vend po në Evropë, që pret ta kryejë ai ndërhyrjen e radhës. Ai rri duke numëruar orët që ikin dhe I përkthen me jetën e një djali që merr frymë tanimë në intubim. ‘” Plaga nuk u mbyll dhe po bën hemorragji- thotë me trishtim. Kam shkruar- shton- kërkoj ndihmë ta shpëtojmë. Ka nevojë për protezë endovaskulare dhe kjo gjë bëhet në spitalet private“.

Heshtim.

Mbase secili nga ne mendon se Mursal mund te kishte qenë nje i aferm i yni, ose vete ne . Diku neper kohe, në ndonjërin nga vitet e veshtira , një nga njerezit tanë të dashur mund të jetë gjendur nëpër rrugë ferri , duke ikur , pa u ndalur , duke vrapuar larg nga atdheu , larg nga nena , larg nga shtepia. Sa më larg nga Shqiperia jonë per njemije arsye. Duke rrezikuar pa fund , herë me gomone , herë me kamionë, me letra false , neper rruge te ashpra , te veshtira dhe te erreta..../Marrë nga facebook

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja