Të gjithë të rinjtë, te cilët sot diplomohen pretendojnë të krijojnë jetën e tyre në qytet. Por Andi nga Divjaka është një rast i veçantë dhe shembull i punës për çdo të ri. Pas studimeve për veterinari ai i është dedikuar punës me bagëtinë në fermën e ngritur nga babai.
Kryeministri Edi Rama publikoi historinë e familjes së Andit që me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural (AZHBR) dhe fondet e buxhetit të shtetit, ka ngritur një kapanon të ri që përshtatet me kapacitetet e reja të prodhimit të fermës.
Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca bëri të ditur se financimi që është dhënë për këtë fermë është rreth 13 milionë lekë.
“Po të mos na ishit gjendur ju, me mbështetjen financiare, ne do ta kishim mbyllur fermën. Unë dhe bashkëshortja ime kemi dokumentet që mund të jetojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe Andi ka aplikuar dhe tashmë ka dokumentet edhe ai. Vetëm falë mbështetjes së AZHBR-së ne e vazhduam iniciativën tonë. Sepse do ta kishim mbyllur dhe do të kishim ikur. Kemi 20 vite që e kemi nisur këtë sipërmarrje. E kemi nisur me 5 lopë. Po kur ranë llamarinat dhe bagëtia mbeti jashtë, nuk mund ta përballoja situatën. Nuk mund të rrija në shtëpi. Falë jush arritëm të ndërtonim fermën e re. Sot kemi rreth 100 krerë lopë”, shprehet kryefamiljari.
Në këtë fermë janë të punësuar 5 persona me kohë të plot dhe prodhohen 1500 litra qumësht në ditë, me një mesatare prej 27-28 litër për kokë në ditë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Divjakë/ Shiste ilegalisht fishekzjarre në dyqanin e tij, nën akuzë pronari 57-vjeçar
27 Dhjetor 2024, 15:27
-
AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë
19 Dhjetor 2024, 16:37
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor 2024, 12:11
-
E rëndë në Divjakë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin 90 vjeçar (EMRI+VIDEO)
18 Nëntor 2024, 18:59
-
‘Ngordhën bretkosat jo më peshqit’, ndotet nga fabrikat Emisari i Tërbufit në Divjakë! Banorët: Me këtë ujë vadisim tokat
15 Nëntor 2024, 14:53
-
Nga kivano tek dora e Budës dhe papaja, Irakli Shkoza vazhdon të guxojë me frutat ekzotike: Fermerët duhet të rrezikojnë
6 Nëntor 2024, 22:11
-
Fier/ Me kokainë dhe hashash në xhepa, nën akuzë pronari i lokalit në Divjakë dhe dy të rinj nga Tirana e Berati
25 Tetor 2024, 13:24
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor 2024, 15:10
-
Qëlluan me thikë 2 të mitur, arrestohen të rinjtë nga Divjaka (EMRAT)
18 Tetor 2024, 15:59
-
Divjakë/ Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 19-vjeçari! Në hetim pasagjeri, organizonte lojëra fati nga celulari
17 Shtator 2024, 12:28
-
Mallakastër, 16-vjeçarja lindi foshnjën, Policia shpall në kërkim 'babain'! Në Divjakë po hetohet abuzimi ndaj 38-vjeçarit të sëmurë
12 Shtator 2024, 14:13
Kete duhet ta lexojne fshataret tane qe I lane tokat djere e skllaverohen te tokat e grekerve.
PërgjigjuPo ik ti ngrinje ferme dhe pasurohu, leri " budallenjte" te punojne sskllever. Sa idjot qeje lane Ameriken per fermen. Dhe ne kohen e Enverit nuk e hante njeri kete peralle.