Dikur ishte menaxheri i saj, ndërsa sot ai është mbështetja më e madhe e këngëtares së njohur. Sot ata janë jo vetëm partnerë në art, por gëzojnë bashkë një nga dhuratat më të bukura për çdo çift: vogëlushen e bukur me emrin Grace.

Pas shkëputjes së gjatë nga vendi, në kohën e qëndrimit në Amerikë, të gjithë aludonin mbi jetën private të saj deri në momentin që çdo gjë u bë publike. Aurela u rikthye fuqishëm në Shqipëri dhe lajmet mbi jetën private të saj pushtuan mediat rozë.

Tani ata kanë hapur bashkë edhe një lokal të ri me muzikë live në kryeqytet dhe Skerdi jo vetëm është mbështetja kryesore e Gaçes, por është edhe personi që i ka dhuruar asaj mjaft lumturi.


Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/xh.k/shqiptarja.com)