Historia e Destanit, nuk mund t’a imagjinoni se çfarë ka bërë ky i moshuar në moshën 77-vjeçare

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte studenti më i vjetër i diplomuar në Shqipëri, 77-vjeçari Destan Dangëllia. Pengu më i madh i jetës së tij ka qenë studimi dhe dija, por i pamundur ai gjeti mundësinë që Universitetin t’a niste vetëm në moshën 65 vjeçare.

”Për shkak të kushteve dhe mohimit që më bënë në atë kohë, para viteve 90’ nuk munda të diplomohesha, por kjo ëndërr nuk u shua kurrë brenda meje” kështu e nisi rrëfimin Destan Dangëllia. “Kur i thashë gruas dhe mbesave që do nisja Universitetin për “Agro-mjedis”, në  moshën 65 vjeçare, ata mbetën të shtangur”vazhdoi ai. “I thashë vetes, kjo është  ëndrra e jetës tëndë, do t’a bësh, pse jo? dhe ashtu bëra” u shpreh Destani në studio.

Sa i takon shokëve të klasës ai tha:”Kur u futa në Universitet në fillim ndjehesha i ndrojtur, të gjithë në atë klasë ishin 18-19 vjeçar, por më pranuan me shumë lehtësi dhe bëra shumë miq që i kam edhe sot”. Mesazhi i të moshuarit është se kur njeriu ka vullnet, dëshirë, e gjen forcën për të bërë dhe gjërat më të pamundura në dukje, qoftë dhe të diplomohet në një moshë që shumë të tjerë as që do e çonin në mend. ”Shumë njërëz dhe sot e kësaj dite më pyesin se për çfarë më duhet diploma, por unë u them se realizova një ëndërr të mohuar më parë” u shpreh Destani.

Më pas studenti që pret vetëm të marr diplomën foli dhe për historinë e dashurisë me bashkëshorten, një dashuri që nga rrëfimi i Destanit, ka nisur që në klasë të tretë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. ”Dashuria është forca që motivon çdo qënie, mua më ka motivuar që herët dhe vazhdon të më motivojë”

Sipas studimeve, kur të moshuarit janë aktiv dhe në moshën e tretë, ata nuk kalojnë depresionin apo stresin që janë të zakonshme kur pushojnë aktivitetet, pleqëria kalon e ëmbël dhe sociale me miq, koleg apo njerëz që ndajnë të njëjtat pasione të përbashkëta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?