Kombëtarja shqiptare U-19 nis sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Lihtenshtejnit që do të luhen më 9 dhe 11 gusht në “Shtëpinë e Futbollit”.
Trajneri Julian Ahmataj ka ftuar 20 futbollistë për këto dy dy teste të rëndësishme, me ekipin që po përgatitet për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe që zhvillohen në muajin nëntor.
Tekniku shqiptar do të ketë në dispozicion të gjithë elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, teksa 10 lojtarë vijnë nga klubet shqiptare si Skënderbeu, Tirana, Laçi, Teuta, Partizani e Dinamo dhe 10 prej tyre aktivizohen në klube të huaja si Empoli, Burnley, etj. Shumë prej tyre kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipit U-19 dhe janë futbollistë që premtojnë shumë për të ardhmen e Shqipërisë.
Skuadra do të grumbullohet pasditen e sotme në Tiranë, ndërsa stërvitjet do t’i zhvillojë në Shtëpinë e Futbollit. Ndeshja e parë e Kombëtares U-19 e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj është planifikuar të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më 9 gusht duke nisur nga ora 17:30, ndërsa takimi i dytë është programuar të luhet dy ditë më vonë, më 11 gusht po në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në orën 10:00.
Këto miqësore ndaj Lihtenshtejnit janë një mundësi e mirë për të kolauduar skuadrën në kuadër të impenjimeve në kualifikueset e Europianit “Rumani 2025” për këtë grupmoshë që do të luhen në vendin tonë në muajin nëntor. Shqipëria është pjesë e Grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën ‘Elite Round’.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13.1%
-
Korrupsion
82.6%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja 'Partizani'/ Meçe: Sulmi i doktorit ndaj gazetarëve do i kthehet bumerang! Alban Duraj: Veprime të trasha, tjetërsimi i Porto Romanos nga Berisha tek Fazlliç
20 Shtator, 19:01
-
Adriatik Doçi: 50 pasuritë e njohura të Familjes Berisha (fakte për demokratët)
20 Shtator, 18:09
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
'Demat' dy vite pa humbje, statistikat e derbit Partizani - Tirana! Kryesojnë të kuqtë
20 Shtator, 08:38
-
Spahiu: Kërcënimet e Berishës për gazetarët, një nga arsyet pse SHBA e shpalli NON-GRATA
19 Shtator, 22:55
-
Mero Baze: Si po arrin Berisha, ta ndaj shtypin pro dhe kundër vjedhjeve të tij
19 Shtator, 19:43
-
'Asnjë qeveri nuk ka pasur vullnet të luftojë korrupsionin' Kulluri: Hetimi ndaj Berishës, i pari në nivele të tilla! SPAK po lufton të dyja palët
19 Shtator, 19:41
-
Afera ‘Partizani’, Ngjela në Report Tv: Berisha ka humbur ekuilibrin, SPAK-un e drejton Washingtoni! Dosjet kalojnë në duart e ekspertëve të huaj
19 Shtator, 19:30
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjiedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Dosja Partizani/ Sulmet e Berishës, Kikia: Përballjen s’duhet ta ketë me gazetarët, e ka vënë PD në shërbim të çështjes së tij
19 Shtator, 14:32
-
EDITORIAL/ Njësoj si me videon e 21 janarit, edhe tani shumë pak gazetarë po guxojnë të publikojnë dosjen e SPAK për Sali Berishën dhe familjen!
19 Shtator, 12:19
-
Shoqatat e medias dënojnë sulmet e Berishës ndaj gazetarëve: Intimidim dhe shantazh, e papranueshme
19 Shtator, 12:10