Gerta Haxhi e ka provuar sallën e operacionit 5 herë, që nga komplikacionet gjatë lindjes së djalit të vetëm e deri tek ngatërrimi i zorrëve apo trompoza.
Edhe pse e paaftë fizikisht dhe nën depresion, Shërbimi Social Shtetor i ka ndërprerë prej më shumë se një viti të ardhurat e invaliditetit. Për Report Tv, 30 vjeçarja rrëfen gjendjen e vështirë shëndetësore dhe pamundësinë ekonomike.
“Gjatë të gjithë këtyre operimeve kam të njëtat probleme, dhimbje barku të vjella.Jam bërë operim me djalin . Kur më nxorrën nga spitali më ra trombozë. Unë nuk jam e aftë për punë ilaçet të gjitha i marr me lekë, të ardhura nuk kam, ndihmë ekonomike jo” shprehet Gerta.
Mimoza, mamaja e Gertës na tregon se e bija kërkon një përkujdesje të vazhdueshme dhe shumë ilaçe, të cilat nuk ka me çfarë t’ja blejë.
“Në një moment është mirë një moment tjetër e humbet memorien. Vjen shtrihet dridhet, kur përmendet thyen dyert nuk e di se cfarë bën, kempin e përfitoi nga tensioni i lartë, nga tromboza pastaj kaloi gjendje depresioni” thotë Mimoza.
Po përse Shërbimi Social Shtetor i ndërpreu 30 vjeçares KEMPIN?
"Kempin ma hoqën ,a deshën leke, a më thoshin ti bën vetë ti je e aftë, më thoshin nuk ke nevojë për kemp", shprehet Gerta.
Gerta Haxhi na drejton edhe një apel sa të dhimbshëm aq prindëror.
"Unë kam nevojë për kemp, që të ma lidhin prapë kam një djalë për ta mbajtur. Unë nuk jam e zonja, cunin ma mban mami. Ka raste kur unë rrah djalin se ai kërkon shkollën, të ushqehet ,të vishet dhe ngaqë nuk kam ia kam lënë mamit,' shprehet me lot në sy 30-vjecarja
Së bashku me mamanë e Gertës, Report Tv këtë të hënë iu drejtua Shërbimi Social Shtetëror për të mësuar arsyet e vendimit të marrë për ndërprerjen e KEMPIT.
Tashmë është bërë kërkesa dhe pritet edhe përgjigjia.
Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO