Historia e Griseldit, për një
ëndërr duhet të ngulmosh 4 herë

Historia e Griseldit, për një<br />ëndërr duhet të ngulmosh 4 herë
Rruga e suksesit fillon me një ëndërr, por mbetet e tillë nëse nuk je i vendosur për ta konkretizuar.

Griseld Kapllanaj, është 25 vjeçari që nuk u dorëzua asnjë ditë të vetme për të arritur atë që ja kërkonte shpirti. “Punoja dhe e dija çdo ndodhte me mua në të ardhmen, atë që doja të ndodhte domethënë... dhe ndodhi”, tregon për Shqiptarja.com, Griseldi.

Ai ka tentuar 4 herë të jetë pjesë e Universitetit të Arteve por vetëm vitin e katërt u pranua.

Kjo nuk e pengoi Griseldin të provonte çdo vit, dhe të punonte edhe më shumë për të përmbushur ëndrrën e tij, që në pamje të parë kishte lindur krejt rastësisht.”Ishte viti i fundit gjimnaz dhe rastësisht takoj një shoqe, Blertën, në pragun e teatrit “Bylis” në Fier.

Ajo më tregon se kishte nisur një kurs kinemaje “Cine Fier 2012”, hera e parë që organizohej aty, dhe nga kurioziteti, duke qenë se Fieri është vend i vogël dhe mundësitë nuk janë të shumta, mora pjesë dhe unë. Theksoj se nuk e kisha menduar që do të qëndroja deri në fund.

griseld kapllanaj
 (Me regjisorin Bujar Alimani dhe grupin e aktorëve)

Fillova kursin, ku ditën e parë salla e teatrit ishte plot, ndërsa në fund ngelëm vetëm 18 veta , ku vetëm 3 prej tyre vazhduan Universitetin e Arteve, Blerta Kelmendi, Albi Dhima dhe unë 4 vjet më vonë”, u shpreh Griseldi për Shqiptarja.com. 

Falë kursit të drejtuar nga regjisori i njohur Bujar Alimani, një dhuratë e vyer kjo për të rinjtë e Fierit, Griseldi zbuloi profesionin e zemrës.

Në atë kohë i pasigurt e pyet regjisorin “A bëj unë për aktor apo jo?” dhe përgjigja e tij e solli në Tiranë.

Griseldi rrëfen për Shqiptarja.com historinë e tij tepër frymëzuese, ku përveç aktrimit jeta e ka përballur me plot sfida dhe i ka nxjerrë në pah talente që flinin në trupin e Griseldit. Lexoni intervistën e plotë, për të qenë Griseldi shtysa që ju të mos dorëzoheni.
 
 Intervista e plotë:
 
-Sa kohë ke në Tiranë?
Viti i gjashtë. Kam ardhur me 3 shokët e klasës(që kam pasur në bankë) dhe morëm një shtëpi me qera. E kishim vendosur: na del nuk na del shkolla, viti do na gjente në Tiranë. Ende pa i marrë provimet e maturës, e kisha vendosur të takoja prof.Trebickën. Doja të bëhesha aktor.
 
- Si e shpjegon këtë sigurinë që kishe atë moment të jetës tënde, kur pjesa më e madhe e të rinjve në atë periudhë janë plot dilema e pasiguri?
Më dukej si e pamundur ndonjëherë, sikur do të zgjohesha dhe do të gjendesha në Fier, por isha i bindur në atë që doja. Punoja dhe e dija çdo ndodhte me mua në të ardhmen, që doja të ndodhte domethënë... dhe ndodhi. Më pyete si ndodhi.. dhe di të them që deri në  atë moment, unë nuk isha i përgatitur.  Ishte viti i fundit gjimnaz dhe rastësisht takoj një shoqe, Blertën, në pragun e teatrit “Bylis” në Fier.

Ajo më tregon se kishte nisur një kurs kinemaje “Cine Fier 2012”, hera e parë që organizohej aty, dhe nga kurioziteti, duke qenë se Fieri është vend i vogël dhe mundësitë nuk janë të shumta, mora pjesë dhe unë. Theksoj se nuk e kisha menduar që do të qëndroja deri në fund.

Fillova kursin (pa pagesë), ku ditën e parë salla e teatrit ishte plot, ndërsa në fund ngelëm vetëm 18 veta , ku vetëm 3 prej tyre vazhduan Universitetin e Arteve, Blerta Kelmendi, Albi Dhima dhe unë. Vetëm se unë nuk konkurrova bashkë me ta në të njëjtin vit, edhe pse i kam shumë miq, sepse nuk kisha dhënë akoma një provim në maturë.

Megjithatë, di të them që kursi i aktrimit, ka qenë një kthesë e fortë për rrjedhën që më mori jeta. Pjesëtare e kursit ishte edhe një zysh letërsie, Alba Stefa, e cila në realizimin e filmit “The Report” , më zgjodhi mua aktorin kryesor.

Ndërkohë Bujar Alimani, regjisori i famshëm, njëherazi drejtor i kursit, pasi ky kurs aktrimi ishte nismë e tij dhe një dhuratë e vyer që ai po u bënte të rinjve të Fierit, Ai vetë pra, më dha shumë shpresë. Në fund të kursit e kam pyetur Bujarin: “A bëj unë për aktor apo jo?” dhe i jam shumë mirënjohës për përgjigjen sepse falë tij jam këtu. “Në Shqipëri ka shumë pak aktor, dhe Shqipërisë do i duhen. Ti ke një portret interesant Griseld”, këto fjalë mbaj mend që më tha.

griseld kapllanaj
  (Në përfundim të kursit)
 
-Cili ishte hapi i radhës? Kur konkurrove për t’u bërë pjesë e Universitetit të Arteve?
 
Erdha në Tiranë i vendosur, por aty kuptova që jo gjithçka ishte e lehtë.  Muajin e dytë Tirana më gjeti pa lekë. Çmimet ishin më të larta se në Fier, qeraja duhej paguar, kursimet më kishin mbaruar dhe fillova të kërkoja punë. Po rastësisht, dikush që më pa me gazetën “Çelësi” në dorë, më ofroi të punoja tek “Duff”, i cili hapej për disa ditë.

Të nesërmen i ndihmova në pastrim, pra fillova punë dhe sot bëj 5 vjet që jam pjesë e saj. Ndërkohë, sfida për aktrimin kishte nisur.  Teksa vitet kalonin, çdo vit unë konkurroja në konkursin për pranimin në Universitetin e Arteve. Herën e parë nuk arrita të përzgjidhesha. Edhe herën e dytë e njëjta gjë.

Ndërsa, hera e tretë ishte edhe më dëshpëruese. Unë e fitova konkursin, u pranova në Universitetin e Arteve dhe pas kësaj procedure... Ministria e Arsimit jep lajmin që do të shkurtoheshin kuotat. Unë isha nga fundi i listës, dhe si rrjedhojë një nga ata që nuk u futën në UA. Megjithatë, sërish nuk u dorëzova. Herën e katërt, një shok, Besmir Aliti, më ndihmoi me materialet e konkursit, punuam shumë, orë të tëra dhe fitova.
 
-Pas 3 tentativash.. çfarë shije ka një fitore e tillë?
Në fakt, unë këtë nuk e besoja, derisa u regjistrova në shkollë. Më dukej sikur do ndodhte ndonjë e papritur. Pastaj në vitin e parë të shkollës kuptova edhe vështirësinë e këtij profesioni, deri më parë fluturoja... Tani, më kujtove edhe një tjetër vështirësi në fëmijëri.

Në klasën e parë, hyra një vit me vonesë sepse kisha probleme me rrjedhshmërinë e fjalëve, më mbahej goja. Pasi mbarova abetaren, mami më detyronte të lexoja me zë dhe pa dëshirë. Edhe e mposhta, ndërsa tani nuk më mbyllet goja. (qesh) Ndoshta, ndaj edhe Kadri Roshi është një nga idhujt e mi nga aktorët shqiptarë. Kur lexoj biografinë e tij, ndiej që kam të përbashkëta me të.

griseld kapllanaj
  (Portreti i Kadri Roshit, realizuar nga Griseldi)
 
-Para se të pranoheshe në Universitetin e Arteve, veç punës tek Duff, si rridhnin ditët e tua në Tiranë?
Mua nuk më pëlqen të bie në qetësi, edhe të bëj të njëjtat gjëra. Jam marr me qitje, në 2016 jam regjistruar në Kampionatin e Qitjes me Armë Zjarri, ku kam fituar vendin e tretë, duke lënë pas Akademinë Ushtarake. Unë gjyshin e kam pasur ushtar, por lidhja ime me armën erdhi edhe nga një ngjarje e rëndë.

Kur isha i vogël në 98’ disa persona tentuan të më vidhnin shtëpinë natën vonë, por fatmirësisht mami lante rrobat në lavatriçe në atë kohë
sepse tensioni ishte i lartë dhe qëlloi që ishte zgjuar.

Zgjon babin nga gjumi, babi merr pushkën gjysmëautomoatike (sepse si këto ka pasur më shumë Shqipëria) dhe gjuan për t’i trembur; bashkë me të shtënat ishim dhe unë me vëllain që qanim. Dhe që atëherë e kam menduar armën si mjet të domosdoshëm në shtëpi.

Dita ditës prisja që do të vinin të tjerë në shtëpi, zgjohesha natën dhe pyesja babin a kishim armën në shtëpi. Pastaj në 99 u mblodhën armët dhe lodrat që më sillnin i çmontoja për të krijuar armë. Gjithashtu, në kohën e lirë pikturoj për qejfin tim. Kam shkuar vetëm disa muaj kur kam qenë në klasë të tretë, në Shkollën e Pionerit.
 
-Kur mbaroi fëmijëria jote Griseld?
Kur isha 13 vjeç. Në klasë të gjashtë, lë shkollën dhe shkoj në Athinë tek xhaxhai për të studiuar, pasi prishëm shtëpinë dhe nuk kisha mundësi ta ndiqja në Fier, por gjërat nuk dolën ashtu siç pritej. Jam nisur nga mali, kam ecur pesë ditë për të arritur dhe pa komunikuar fare me prindërit. Strukesha vetëm dhe qaja.

Meqenëse nuk u regjistrova dot në shkollë, fillova të punoj për herë të parë. Paguhesha mirë, 15 euro në ditë si ndihmës bojaxhi, dhe më vonë me allçi. Mësova shumë shpejt zanatin, por pas një viti u ktheva sërish në Shqipëri, me këmnguljen e prindërve për të vazhduar shkollën.

Pasi u ktheva në Fier, dëshira për të mësuar u rrit, ja kuptova vlerën shkollës. Aty më mbaroi fëmijëria. Pas dy vitesh, marr pjesë në ekipin e boksit të Apolonisë. Trajneri i boksit më mbajti shumë afër, u stërvita dhe arrita të kisha fitore në ndeshje, por edhe humbje. Unë mund të kisha zgjedhur të ‘ngecesha’ në një nga zanatet që të tregova, por ajo që besoj se m’i jep të gjitha në një është aktrimi. Këto zanate qëndrojnë prapë te unë.

griseld kapllanaj
  (Griseldi gjatë një ndeshje boksi nga ku doli fitimtarë)


[gallery]24001[/gallery]


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë