Historia e gruas iraniane, shteti e torturoi dhe e dënoi me 20 vite burg për arsyen qesharake

Historia e gruas iraniane, shteti e torturoi dhe e dënoi me 20 vite burg për arsyen qesharake

Shapark Shajarizadeh

Që prej vitit 1979 Iran, kodi i veshjes parashikon që gratë të kenë gjatë gjithë kohës mbulesë në kokë. Policia për Moral në këtë shtet vazhdimisht ndjek ato gra, të cilat nuk respektojnë plotësisht rregullat rreth mbulesës. Një prej tyre është edhe 42-vjeçarja Shapark Shajarizadeh e cila hoqi mbulesën e kokës në kuadër të fushatës kundër kodit të veshjes së Iran. Shapark Shajarizadeh u arrestua në shkurt pasi u filmua duke qëndruar në Teheran ndërsa tundte shaminë me një shkop. 42-vjeçarja informoi të gjithë publikun për arsyen e arrestimit të saj me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet e saj sociale. Pasi u akuzua se kishte nxitur korrupsionin dhe prostitucionin, Shajarizadeh u lirua me kusht.

(Shapark Shajarizadeh duke tundur shaminë e kokës)

“Kjo do të thotë që unë duhet të qëndroj e heshtur për 20 vjet dhe të mos jem pjesë e asnjë aktiviteti”, ka thënë ajo në Instagram. Më herët gjatë këtij viti, autoritetet iraniane kanë njoftuar se kanë ndaluar 29 gra që kanë hequr mbulesën e kokës. Gjithashtu është arrestuar edhe avokatja e mirënjohur për të drejtat e njeriut, Nasrin Sotoudeh, e cila ka përfaqësuar, Shajarizadeh dhe gra të tjera për të njëjtën kauzë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan