Është folur dhe stërfolur kaq shumë herë për konfliktin që ekziston mes dy këngëtareve me origjinë shqiptare. Mënyra se si Dua Lipa dhe Rita Ora e shmangin njëra-tjetrën edhe nëpër evente tregon se bëhet fjalë për diçka serioze.

Pikërisht për këtë çështje “The sun” i ka kushtuar një artikull dy këngëtarëve shqiptare të cilat janë të lindura në Prishtinë, Dua Lipa dhe Rita Ora. Tabloidi britanik shkruan se Rita dhe Dua njihen edhe familjarisht, dhe janë shkolluar në të njëjtën shkollë “Sylvia Young Theatre School”. Gjithashtu kanë edhe shoqëri të shumtë të përbashkët.

Sipas të njëjtave burime, thonë se këngëtaret janë përfshirë në një ‘sherr’ të heshtur, pasi Dua i zuri vendin Ritës në reklamën e Adidas. Për më tepër “The sun” shkruan se në fillimet e karrierës si këngëtare Dua ka bërë përpjekje që të hyjë në industri po është anashkaluar nga motra e Ritës, Elena, e cila punon për një kompani të menaxhimit të muzikës. Dyshohet se kjo e fundit kishte frikë se Lipa do t’i ‘vidhte’ kurorën Orës.

Megjithatë publikisht vazja nuk pranojnë asgjë. "Prindërit tanë e njohin njëri-tjetrin, dhe unë e njoh  motrën e Ritës,"- ka thënë Dua kur është pyetur për kolegen e saj në fjalë. Një burim tjetër thotë për “The sun” se me shumë mundësi dy shqiptaret s’do t’i shohim ndonjëherë së bashku pasi e ruajnë shumë inatin që daton prej vitesh.