Ky i moshuar quhet Luk Koleci. Historia e këtij 92-vjeçari nga Fishta e Lezhës është e veçantë dhe e rrallë, pasi jeta e ka përballur me vështirësi të shumta, por kjo nuk e ka penguar që të marrë kulturë dhe dije. Edhe pse duket si diçka e pabesueshme, edhe pse në moshë të thyer Koleci sot flet Latinisht, di përmendësh kanconeta italiane dhe poezi të Homerit shqiptar "At Gjergj Fishta", që i ka mësuar shumë vite me parë.
Në një rrëfim për Report Tv, Koleci tregon se jeta e tij ka qenë një kalvar vuajtjesh dhe mundimesh.Në moshën 22-vjeçare ai është arrestuar dhe ka kaluar plot 9 vite në burg, pasi kishte një vëllai që i ishte arratisur. Edhe pse i izoluar dhe nën tortura, Koleci shprehet se gjuhën italiane e ka mësuar në burg.
Kam hyrë në burg që në vitin 1952. Kam bërë 9 vjet burg për politikë sepse më ishte arratisur një vëlla. Pastaj më kapën edhe mua. Kisha edhe nënën edhe babën në burg. Më kanë ardhur më kanë djegur librat e Fishtës në sy.
Pastaj më vunë prangat dhe më thanë: Me urdhër të Mehmet Shehut të kemi arrestuar! Heu i thashë deri atje më ka shkuar zëri?! Çfarë nuk më kanë lënë pa bërë?! Të gjitha llojet e torturave. Deri në korrent më kanë futur në vesh.
Në vitin 1939 kam mësuar latinisht. Italisht kam mësuar kur kam qënë në kolegj por më shumë në burg, bleva fjalor, lexoja lehtë dhe kështu e mësova.
Luk Koleci
Luk Koleci jeton vetëm me bashkëshorten e tij, pasi fëmijët i ka në emigracion. Edhe pse ka probleme me shikimin pasionin për leximin nuk e ka ndaluar, teksa në shtëpinë e tij gjen shumë libra në autorëve të ndryshëm shqiptar dhe të huaj.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma! Ishte i pastrehë, tërmeti i shembi shtëpinë
23 Nëntor, 09:34
-
Moti i keq në aksin Fushë Arrëz-Mirditë/ Vërshimi i ujërave nga mali bllokon qarkullimin në tunelin e Gojanit
22 Nëntor, 20:26
-
Moti i keq/ Shiu i dendur krijon vështirësi për lëvizjen në autostradën Lezhë-Thumanë
22 Nëntor, 17:04
-
Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në aksin Skuraj-Burrel (VIDEO)
22 Nëntor, 12:30
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Moti i keq në Lezhë, stuhia dëmton linjat e energjisë elektrike, disa fshatra pa drita! Vijon i pezulluar lundrimi në Shëngjin
22 Nëntor, 09:09
-
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë, Apeli lë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin
21 Nëntor, 15:55
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i peshkarexhave në Shëngjin! Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, parashikohen reshje me intensitet
21 Nëntor, 09:39
-
Kurbin/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale e dhunoi vajzën e tij të mitur, arrestohet babai! E denoncuan fqinjët! 53-vjeçari: S’e kam përdhunuar
20 Nëntor, 15:31
-
Shëngjin/ Shkrumbohet nga flakët një makinë tek Rana e Hedhun, drejtuesi ishte brenda mjetit bashkë me dy vajzat! Arritën të dalin pa lëndime (VIDEO)
19 Nëntor, 16:40
-
Rënia e temperaturave, aktivizohet ngrohja në shkollat e Lezhës
19 Nëntor, 15:17
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët në Shkodër e Lezhë: Godisni fort grupet kriminale dhe parandaloni ngjarjet
19 Nëntor, 15:11