Historia e Oltion Lamit/ Nusja helmoi vjehrrën me lëng portokalli, i riu nuk takon dot të bijën që po rritet në burg

Historia e Oltion Lamit/ Nusja helmoi vjehrrën me lëng portokalli, i riu nuk takon dot të bijën që po rritet në burg

Oltion Lami dhe mamaja e tij, Lirije Lami

Oltionin Lamin, e takojmë në një bar-kafe në afërsi të Zogut të Zi. Shfaqet i qetë. Është djalë fjalëpakë. Kishte mbërritur në vendin e takimit 20 minuta përpara, e po kthente një kafe.

Rrëfimin e tij e nis avash. E gjithë jeta i është kthyer përmbys, kur nëna e tij Lirije Lami, u vra (fillimisht piu helmin që i ishte hedhur në lëng portokalli e më pas u mbyt) në ambientet e shtëpisë, në prill të 2017. Ai tregon se ishte shumë i lidhur me të ëmën dhe tronditja kur mësoi lajmin e kobshëm ishte e fortë. Drama do të thellohej edhe më shumë, kur nisi të dyshonte se autore e krimit, ishte bashkëshortja e tij, 19-vjecare, Marjana Çmeta.

Dyshimet se vinin dhe i shtoheshin e kjo – sikurse ai tregon – nga veprimet që bënte gruaja me të cilën kishte lidhur jetën, e prisnin të bëheshin prindër të një fëmije. Lindi tre muaj, pasi Oltioni kishte humbur nënën. Ishte vajza. Marjana, tashmë e izoluar në qelitë e burgut 325 në Ali Demi, e quajti Olia (O – shkronja e parë e emrit Oltion – e Lia, siç i thërrisnin shkurt nënës së tij Lirije.

“Nuk e njoh Olian akoma. Kam shumë mall për të, dua ta takoj. Ta marr në krahë, të dëgjoj belbizimet e saj. Ajo ka mbushur 1 vjec me datë 26 gusht”, thotë Oltioni, teksa na tregon një foto të vajzës.

Foton ia ka nisur një i njohur i tij.

“Një shok i imi punon në një studio fotografish. Kishin shkuar të afërmit e Marjanës, për të larë fotot e vajzës. Ai i kishte njohur dhe mi nisi. Shihe sa e bukur është”, shprehet 24-vjecari. Përse nuk ke bërë përpjekje për ta takuar vajzën Oltion?

Ah, i kam bërë përpjekjet e mia. Një i njohur më tha që vajzën e cojnë prindërit e Marjanës cdo ditë në burg. qëndron në qeli nga ora 07.30 deri vonë. Një ditë, mora guximin tu dilja para e ta shihja vajzën. Shkova një orë përpara te dera e burgut në Ali Dem. Doja vetëm ta përqafoja dhe do ikja. Nuk i pashë. Tani jam duke pritur të përfundojë gjyqi dhe më pas do kërkoj kujdestarinë”, shprehet Oltioni.

Gjatë bisedës më të, kupton se po përpiqet fort të fusë jetën në rrjedhën normale. Ka nisur të punojë si kamarier dasmash. Punon shumë, deri vonë. Ama, as nuk e mendon që të paktën për momentin të krijojë një lidhje te re.

“Më çfarë më ndodhi mua e kam shumë të vështirë. Do më duhet kohë e gjatë të krijoj një lidhje. Dua ta njoh mirë vajzën që do ndaj jetën me të. E desha Marjanën, me të cilën jetova dy vite, por ja çfarë më bëri…”

Pas krimit tronditës, Oltioni jeton vetëm me babain. Është djalë i vetëm. Motra e tij, po e vetme, është martuar dhe ka nisur jetën e saj. Ndihet vetëm.

“Isha shumë i lidhur me mamin. I rrëfehesha për cdo gjë. Më mungojnë bisedat me të. Shkoj shpesh të varri. Unë nuk kam qenë asnjëherë në dijeni se problemet mes saj dhe Marjanës kishin shkuar në pikën e fundit. Mesa duket nuk donte të më shqetësonte”, rrëfen Oltioni.

Ai tashmë i ka kthyer sytë nga drejtësia, prej nga pret ndëshkim për fajtorët. Me kalimin e viteve shpreson se plagët do ti shërohen disi. Ama nuk do t’i zhduken kurrë…Marrë nga Tiranapost.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetaria: 16/09/2018 01:39

    Pun maloksh katunaresh mjer ajo foshnje qe rritet Me ato kushte pa asnje sherbim

    Përgjigju
    • Qytetaria: 03/07/2019 01:39

      Po cpune ke qe flet ti mer p*dhropsh

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)