HISTORIA E PËRPLASJEVE TË BERISHËS ME SHBA-NË

Në fillim të vitit 1995 ndodhi përplasja e parë mes Presidentit të atëhershëm Sali Berisha dhe SHBA. Shkak ishte dënimi i pesë minoritarëve, çka solli acarimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë.
 
Në dhjetor të vitit 1995 në Tiranë mbërrin zv.sekretari amerikan i shtetit Timo Uorth. Ai nuk arriti të takohet me ish-presidentin Berisha, duke u lënë pas dere me argumentin se kishte angazhime.
 
Në dhjetor të vitit 1995 largohet nga Ministria e Mbrojtjes me udhër të Presidentit të asaj kohe gjenerali ushtarak amerikan për t’u zëvendësuar me një gjerman.
 
Pas zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996, SHBA akuzoi Berishën President se kishte shkatërruar zgjedhjet, duke kërkuar kthimin e tyre në 40 zona zgjedhore. Berisha refuzoi, duke i kthyer vetëm në 17 zona zgjedhore, të cilat pa rivalë pasi PS ishte tërhequr, i fitoi dhe ato, duke sjellë mosnjohjen e zgjedhjeve nga SHBA.
 
Në fund të vitit 1996 dhe fillimin e vitit 1997 ndodhi përplasja tjetër mes Presidentit të asaj kohe Berisha e SHBA, ku nën akuzë u vu ambasadorja Mariza Lino, e cila për pak u shpall person “non grata”. Mazhoranca e PD akuzoi CIA-n dhe shërbimin sekret grek se ishin përfshirë në trazirat e marsit të vitit 1997 në Shqipëri. Marrëdhënie të acaruara të cilat vijurn deri në vitin 1998, pas grushtit të dështuar të shtetit.
 
2008- Pas një pauze marrëdhëniesh të ekuilibruara, tashmë kryeministri Berisha përplaset me SHBA në vitin 2008, kur ndodhi shpërthimi i Gërdecit. Ambasadori Uidhers dhe kryeministri Berisha u përfshinë në akuza dhe kundërakuza, të cilat vijojnë dhe sot e kësaj dite.
 
Në vitin 2010 sërish përplasje me SHBA për ligjin e SHISH
Në fund të vitit 2012 vihet lihen mënjanë ekspertiza e FBI për hetimin e 21 janarit, duke sjellë acarimin e SHBA.

Në prill 2013 Ambasadori amerikan Arvizu deklaron se nëse vijon kjo rrugë atëherë Shqipëria rrezikon të futet në një kurs përplasjeje me SHBA dhe perëndimin.
 
Në fundmaj të këtij viti (2013) pas deklaratës së Arvizu se partitë duhet të gjejnë gjuhën e dialogut për riformatimin e KQZ, Berisha nga Elbasani deklaron se ambasadorët s’duhet të interpretojnë ligjet e një vendit tjetër.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare