Ministria e Brendshme e Serbisë do të dekorojë për humanizëm policin shqiptar që është fotografuar duke ndihmuar një fëmijë të vogël sirian,
Rexhep Arifi u fotografua nga gazetarja e BBC, Meenvin Rana gjatë një reportazhi në rrugën që përshkruajnë refugjatët.
Gazetarja shkruan se, fotot janë bërë në momentin kur në Preshevë pritej të mbërrite autobusi i UNHCR-së për transportin e tyre e refugjatëve.
Arifi prej një muaj është i angazhuar në Mitrovicë, ku pret refugjatët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.

Arifi punon prej vitit 2002 në polici dhe agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan se vetëm gjashtë muaj më parë ai ka humbur babanë, është i pamartuar dhe nuk ka fëmijë.
Pasi fotot e 34-vjeçarit bënë xhiro në rrjetet sociale, ministri serb, Nebojsa Stefanoviç i ka telefonuar policit.
“Ai tregoi se policia serbe ka një sjellje normale dhe të hijshme për të gjithë njerëzit që vijnë në vendin tonë. Na ka prekur të gjithëve me humanitetin e tij”, tha ministri serb.

Arifi u ka tha gazetarëve se ditën që është fotografuar ndodhej në fshatin Miratovaç, ndalimi i parë i refugjatëve pasi kalojnë Maqedoninë.
34-vjeçari tregoi se nëna e vogëlushit ishte e lodhur dhe mori në krah vogëlushin e quajtur Amir në mënyrë që ajo të çlodhej.
Stefanoviç tha se nuk është i interesuar nëse oficeri është shqiptar, serb apo hungarez sepse së pari ai është një polic i Serbisë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com