Historia e rrallë/ Shoferi që i shpëtoi 2 herë zjarrit në 2 tragete! Një herë në vitin 2014 dhe në tragetin që dogj në Korfuz

Historia e rrallë/ Shoferi që i shpëtoi 2 herë zjarrit në 2 tragete! Një herë në vitin 2014 dhe në tragetin që dogj në Korfuz

Zjarri që shpërtheu në anijen “Euroferry Olympia” me shumë mundësi ka lënë 12 viktima pasi aq është numri i të zhdukurve.

Por një histori e veçantë njerëzore në këtë ngjarje është ajo e një shoferi grek i cili arriti të shpëtojë 2 net më parë por edhe një herë tjetër pasi ka përjetuar edhe tragjedinë detare me anijen “Norman Atlantic”, e ndodhur në vitin 2014.

Nonta Piperis, 52-vjeç, pasagjeri që u shpëtua edhe nga “Norman Atlantic” në  28 dhjetor të vitit 2014, kur një zjarr që ka shpërthyer në garazhin e anijes që ishte nisur nga Patra drejt Ankones, u ka marrë jetën 11 personave, ndërsa 18 të tjerë konsiderohen ende të humbur.

 “Herën e parë edhe në det menduam të hidheshim… që kush u hodh nuk doli më. Në këto situata, nuk ka herë të pare dhe të dytë, gjithnjë rreziku është rrezik. Po të thosha që kësaj herë nuk u tremba se kisha kaluar njëherë këtë situatë, do thosha gënjeshtra”, u shpreh ai.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm