Xhemile dhe Shaban Rasha, prindërit e Diamant Rashës të vrarë në Siri, tregojnë momentet e para kur djali i tyre është larguar si vullnetar në luftën e shenjtë. Për mikrofonin e televizionit “A1Report” ata tregojnë se i biri ka rënë në zonën e frontit, teksa falte namazin. Sipas tyre i bihri ështëlarguar pa përfituar asnjë shumë parash, por vetëm duke u mbështetur në idealin dhe dhe besimin e tij në islam. Sipas prindërve rruga për ku ishte nisur i biri ishte e pandalshme dhe se ata janë krenarë për vendosmërinë e djalit të tyre.
Nënë Xhemile çfarë ka ndodhur me djalin tuaj?
Zanafilla e kësaj çështje nuk është sot apo dje, por që kur kanë lindur fëmijët jam munduar ti udhëheq, që të besojnë zotin dhe gjatë gjithë jetës së tyre të sillen në jetë me një drejtësi absolute për ta kënaqur allahun.Me djalin e kam arritur më shpejt se sa me fëmijët e tjerë, se më ka dhënë zoti 6 fëmijë. Me të gjithë kam punuar pa ndërprerje dhe këtë gjë e kam bërë edhe me veten time. Se në rradhë të parë në islam, lufta më e madhe për njeriun është me veten e tij. Jam munduar që çdo ditë fëmijëve të mi, tu heq nga një ves të keq,në mënyrë që ta kënaqja allahun, dhe më tepër këto rregulla i ka marrë djali. Biles shpërtheu në mënyrë të papritur për këto 8 vitet e fundit dhe as unë nuk e dija se c’deri në pikë kishte arritur besimi i tij. Vazhdimisht ne konsultoheshim si nënë e bir për allahun.
Ti je nënë. Çfarë do të thotë për një prind që fëmija i tij të jetë kaq i devotshëm pas rregullave të fesë. Është më i mbarë. Ju si e shikoni?
Ky besim na e ka lehtësuar aq shumë çështjes, pasi në jetën e përditshme është tepër e rëndë ta përballosh, pa besim. Pikërisht ky besim dhe zoti na kanë bërë të shohim se ai po kujdeset për besimtarët, në mënyrë të jashtëzakonshme. Na e ka bërë kaq të lehtë sa çuditem dhe vetë, pasi vazhdimisht e kam lutur. “O zot i madh çfarë do që të ndodhë ne të jemi të kënaqur me ty dhe ti të jesh i kënaqur me ne”. Biles ka një shprehje në islam: “Falenderimi të takon ty në çdo gjëndje”. Mbasi i kemi shprehur adhurim për gjatë gjithë jetës, unë personalisht, por edhe burri ka rreth 15 vjet, tashti të godet në një shtresë të pakëndshme dhe të heqësh dorë, kjo quhet hipokrizi.
Po lajmet e fundit për djalin tuaj si i morrët?
Ai ka nja një vit që më thoshte: “Mami unë nuk jam krijuar për këto botë, por për botën tjetër. Kam vendosur të sakrifikohem me allahun”. Unë arrita ta kuptoj menjëherë se vetë e kisha edukuar. Në fillim e prita me vështirësi, kuptohet ajo. Por pastaj arrita të ambjentohem, pasi çdo ditë më sillte të inçizuara urdhërat e dijetarëve të mëdhenj islamë, çfarë kishin thënë ata për ditët e fundit. Finalja është që në të japin jetën për allahun. Megjithë kundërshtimet tona, ai këmbënguli që mos e ndalnim asnjë sekondë, sepse edhe pesë ditë të vonohem mua më plas zemra. Më thoshtë: “…A të kujtohet o mam, kur shpërndaja pica, dhe lija turnin në orën 12:00 të natës… në disa raste jam përplasur me motor dhe kam menduar se do kisha vdekur pa pikë kuptimi dhe ideali nuk ka kuptim…”.Mua më duket se e shof djalin në qiell.
Kur u larguar nga Shqipëria. Juve i thatë porositë e tua dhe cilat ishin ato?
Mua dhe babës së vet na kërkoi hallallikun, se pa hallallikun e prindërit nuk e pranonin atje. Pa larë dhe pa borxhe nuk e donin. Kishte disa borxhe të vogla një pjesë ja falën për një pjesë na tha që të shisnim motorin dhe të pagonim detyrimet. Për mua në ato moment ishte si goditje, derisa u realize kjo gjë. Kishte gjet një palë këpucë të mira dhe ishte veshur, duke më thënë: ”shih si jam pregatit,si muxhahedin”. Dhoma e tij u bë si Meka, këndohej çdo këngë çdo ilahi për allahun. Nja dhjetë ditë s’na e zuri më në gojë se ishte në pritje derisa ti kthenin përgjigje, dhe menduan se la këtë punë, “shyqyr” thamë. E kam pyetur nëse ishte penduar, ai ma ktheu: Mos ma prishni jetën mam, se nëse ri dhe pesë ditë do të më gjeni me zemër të plasur. I kam thënë: Jo bir ashtu jo, nëse ti je i bindur se është diçka shumë e bukur, edhe për ne do jetë shumë me bukur. Pas kësaj ma ktheu: “Kur të mos vij atë natë në shtëpi, dihet se do jem larguar”. Një natë nuk erdhi më, dhe e kuptuam që kishte ikur.
Po djali ka qënë vetëm apo me familjen?
Ishte vetëm. Në kohën kur ka ikur ishte këtu nusja dhe fëmijët. Ka 11 muaj fiks që ka ikur dhe me sa mbaj mend ka qënë 10 apo 12 shkurti.
Flet babai i Diamand Rashës, Shabani.
E kishte vendosur për të shkuar së bashku me shokët e tjerë që kishin marrë dhe familjet. Rruga ku ai ishte nisur është e pandalshme, por për ne është krenari e madhe që kemi pasur këtë djalë kaq të vendosur.
Djali juaj në këtë luftë të shenjtë ka ikur si mercenar me pagesë apo nga ndikimi i tij shpirtëror?
Në rradhë të parë dua të them që ta marrin vesh të gjithë besimtarët e devotshëm të Shqipërisë që djali im nuk ka rënë për ofiqe dhe ska pasur asnjë lloj ndikimi nga këto lloj çështje të kësaj bote. Atij allahu i kishte futur në mendjen e tij vetëm shehitllëkun, që të shkojë dhe të shpëtojë qoftë dhe një fëmijë të vogël në Siri. Unë dua të them këtë që çdo kush nga këta hipokritët që hiqen si myslymanë dhe flasin prapaskena të ndryshme në lloj-lloj kanalesh apo kuvendesh, ta heqin këtë mendim.
Sepse djali jonë ishte i vetëm dhe e dinte që kishte lënë dy pleq të vjetër në shtëpi. Ne nuk jemi të pasur dhe gjithçka që kemi bërë, e bëmë që të mos i prishnim jetën djalit. Ne kësaj çështje nuk kemi për ti shtuar asnjë gjë, se vetëm allahu di gjithçka. Dhe unë si besimtar, do ta respektoj rrugën e djalit. Ishallah të më japë zoti mundësinë dhe sdi çfarë mund të them se rrjedha e jetës do vijë dhe skam shumë moshë, por dua që edhe për 1 sekondë nuk dua tia prish djalit imazhin. Unë mendoj se zoti do më pjekë në gjenetet me djalin.
Po opinioni, shoqëria, njerëzit në xhami si reaguan për këtë çështje?
Djali është vrarë ditën e premte në orën 18:00 i lidhur në namaz. Teksa ulej dhe ngrihej gjatë faljes snajperët e kanë arritur ta veçojnë dhe e kanë qëlluar. Plumbi e ka marrë në vetull dhe ka rënë në tokë. Njerëzit që kanë ardhur prej andej, e kanë pritur me admirim e çfarë thoshin:”O zot na bëj dhe ne si Diamanti”.
Siria është shumë larg nga Shqipëria. Si arriti të largohej deri aty djali juaj?
Se di se si ka shkuar e ka ndihmuar allahu nëpërmjet njerëzve të ndryshëm që e duan këtë rrugë. Shkoi në Siri se aty është toka e shenjtë, është shteti më i mirë dhe më i kompletuar me përjashtim të Katarit, që ka Emirin e vet. Asadi duhet të dalë para gjyqit botëror për krimet e bëra.
Normalisht aty është një zonë lufte, ai ishte i përgatitur djali juaj për këtë?
Sigurisht që ishte i përgatitur për 12 vjet rresht. Shifte nat për nat, nga skajpi dhe shifte çdo lëvizje që bënin në Siri njerëzit. Ai shifte gratë që i dhunonin, ai shifte fëmijët që i prisnin sikur pret një kokër maceje. Shifte njerëzit që vriteshin, dhe vinte fuste duart në mjekrën e tij, që mashallah e kishte sa një Luan. I fuste duart në mjekër dhe thoshte: “O bab si mund të qëndrojmë ne këtu kur atje vriten fëmijë, dhunohen gra, dhunohen burra, dhunohen pleq… a rrihen këtu”. Pas kësaj më thotë: “...bab, të lutem mos më mbaj, mos më pengoni ma bëni hallall, të shkoj në atë tokë të bekuar, të shpëtoj qoftë edhe një fëmijë të vetëm unë siguroj gjenetin”. Dhe allahu ja mundësoi, duke i marrë shpirtin në namaz ditën e premte, tamam ashtu siç e përshkruan dhe allahu.
Po familja e tij vazhdon të qëndrojë andej apo është kthyer?
Sipas të dhënave kuranore mirë është që ajo familja që ka shoqëruar burrin që ka shkuar të bjerë sheit në një vend siç është Siria, të qëndrojë aty. Familja nëse ri aty është në të mirë të asaj, nëse kthehet sërisht në të mirë të asaj është. Ne nuk imponojmë asnjë gjë jashtë fullnetit të asaj familje.
Po shokët që ka pasur aty, keni informacion se çfarë ka ndodhur me ta?
Shumë të dhëna kemi. Biles informacionin më të fundit e kemi për një kosovar nga Kaçaniku ka rënë dje identik si djali jonë. Ai ka rënë në front njësoj si Diamanti dhe zoti o qoftë në gjenet. Shokët e Diamantit kanë vetëm një emër Muxhahedinë.
Shkrimi u publikua sot (09.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com