Historia e sipërmarrësit italian, mblodhi 25 mijë firma dhe shpëtoi 'delen më të vetmuar në botë'

Historia e sipërmarrësit italian, mblodhi 25 mijë firma dhe shpëtoi 'delen më të vetmuar në botë'

Sipërmarrësi italian dhe delja

Një sipërmarrës italian është protagonisti i një historie që bëri të mundur shpëtimin e Fionës, e cila në web cilësohet si “delja më e vetmuar në botë”. 

Në fakt, për dy vjet ajo kishte qenë e "burgosur në një shkëmb në lulet skoceze" të Cromarty Firth, në veri të Inverness.

Edoardo L'Astorina, një shkencëtar kompjuteri nga Modena, i cili jeton prej shumë vitesh në Londër, nisi një peticion përmes Change.org dhe falë 25 mijë nënshkrimeve të mbledhura në katër ditë, arriti të organizojë ekspeditën e shpëtimit.

Nisma, pasi u shpërnda në tabloidet si "Daily Star","Daily Mail" dhe "Ansa", tërhoqi vëmendjen e disa "fermerëve" vendas të cilët u organizuan dhe shkuan për të rikuperuar Fionën të shtunën e kaluar; operacioni zgjati disa orë.

Delja u zhvendos në një fermë, Dalscone Farm, në një fshat të vogël të quajtur Dumfries.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja