Ku po fle Florence këto ditë? ‘’Në makinë,unë gruaja dhe foshnja 7 muajsh. Atje ku gjejmë parkim në fakt sepse unë përpiqem ta mbaj të voglin jashtë rrugëve të populluar duke qenë se trembet’’. Kjo është historia prekëse e Florence dhe familjes së tij me origjinë nga Shqipëria, të dëbuar katër ditë më parë nga rruga ‘’Milano’’,shkruan Alto Adige.
''Çdo gjë që kishim e kemi ngarkuar në makinë. Fatkeqësisht këtu në Bolzano nuk kemi të afërm që mund të na ndihmojnë duke na strehuar në banesë. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët për të superuar këtë moment tepër të vështirë. I vetmi shqetësim që kemi është të sigurohemi që djali ynë të mos e vuajë këtë situatë. Kur të rritet nuk do t’i kujtohet, por është e qartë mosha e tij delikate’’, shprehen prindërit e foshnjës.
Florence nuk flet italisht mirë ndaj kur ka vështirësi në të shprehur ndihmohet nga ndërhyrjet e gruas së tij. Pavarësisht vështirësive ata shprehen njëzëri se nuk do të largohen nga Bolzano, sepse ky është vendi ku duan të vazhdojnë jetën e tyre.
Avokati i familjes, Paolo Polizzi është shprehur se vendimi për ta dëbuar këtë familje është i diskutueshëm. Largimi i familjes nga banesa ka ardhur pasi familja nuk ka paguar qiranë për disa muaj. Shqiptari ka grumbulluar 3650 euro detyrime të prapambetura dhe për këtë shkak pronarët e shtëpisë e kanë hedhur në gjyq.
Në një periudhë shumë të shkurtër kohore gjykata e Bolzanos ka marrë vendimin të largojë familjen shqiptare nga banesa. Sipas avokatit ky vendim i përshpejtuar është paradoksal pasi ata e kanë paguar shumën që i kishin mbetur borxh pronarëve. Pavarësisht kësaj gjendjeje familja së bashku me fëmijën 7 muajsh vijojnë të flenë në makinë.
Redaksia Online
Al.N/Shiptarja.com
/Shqiptarja.com