Historia e veçantë e familjes shqiptare në Itali, babai i dhuron djalit 5-vjeçar një pjesë të mushkërisë: Ishte i sëmurë për 2 vite! Gjithçka shkoi shumë mirë

Historia e veçantë e familjes shqiptare në Itali, babai i dhuron djalit 5-vjeçar një pjesë të mushkërisë: Ishte i sëmurë për 2 vite! Gjithçka shkoi shumë mirë

Babai me djalin

Historia e një familje shqiptare në Itali është frymëzuese dhe emocionuese. Njëmbëdhjetë orë operacion, 100 anëtarë të personelit mjekësor 40 ditë rikuperim dhe më në fund, disa ditë më parë, një djalë pesëvjeçar mundi të shkonte në park me prindërit e tij, të vraponte dhe të luante me fëmijët e tjerë. Kjo ndodhi pasi babai i dhuroi djalit të tij 5-vjeçar një pjesë të mushkërisë, shkruan ‘Corriere della Sera’.

“Nuk e mendova 2 herë, ishte për të shpëtuar jetën e djalit tim. Ai do jetë në gjendje të shkojë në kopsht dhe të luajë me fëmijët e tjerë”, tha babai, Anduel i cili me bashkëshorten Orenal jetojnë prej vitesh në Bergamo.

Djali vuan nga talasemia dhe duhet patjetër të bënte transplant. Operacioni që u krye më 17 janar ishte i vështirë dhe zgjati 11 orë ndërsa kishte 100 anëtarë të personelit mjekësor. Fëmija në spital u quajt Mario, për shkak të pasionit të tij për lojën e famshëm “Super Mario”.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Andueli tha se do të bënte gjithcka për djalin e tij pasi kishte 2 vite që vuante.

“Ai ishte i sëmurë për dy vjet, mendova se transplanti i palcës kockore që kisha bërë tashmë mund ta zgjidhte problemin, por nuk e bëri. Në dy vite të vijnë në mendje shumë gjëra dhe mendon se nuk do ta zgjidhësh dot kurrë problemin. Në vend të kësaj, falë Zotit dhe falë mjekëve gjithçka shkoi mirë, tani ai mund të shkojë në kopsht, të luajë me fëmijët e tjerë. Ai nuk rri një moment i qetë, ha pak dhe luan shumë. Për mua nuk ka asgjë më të bukur për të parë, është e mrekullueshme”, ka thënë ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut