Historia e veçantë/ I paralizuar prej 4 vitesh, ish-kampioni ngrihet në këmbë falë kurës së Ylli Merjes: ‘Kjo është një ëndërr, një dhuratë që ma jep zoti dhe doktor Ylli’

Një operacion i rëndë do të bëntë që z. Tahir Vola të mbetej i paralizuar për më shumë se katër vite. Në moshën 67 vjecare ndërhyrja e kryer i la ish- kampionit në sportin e Kanotazhit pasoja edhe në memorie. Disa përmirësime të ngadalshme nisën, por z. Tahir ishte i detyruar që ende të përdorte patericën për të kryer ecjet e pakta që bëntë buzë detit. Në një intervistë për ‘’Rreze Dielli’’ ai rrëfen kalvarin e vuajtjeve me sëmundjen:

“Vajta u shtrova në Itali por nuk më shëruan, u shtrova këtu më operuan dhe mbas tre orë e gjysmë operim më nxorrën të paralizuar komplet me dorë dhe me këmbë, nuk eci dot, më ka marrë dhe krahun dhe këmbën, dhe një pjesë të memories” tha ai.

Një takim me mjekun popullor Ylli Merja, duket se i ka ndryshuar jetën, premtimi që pas disa muajsh patericat do të zhduken.

‘Kjo është një ëndërr, një dhuratë që ma jep zoti dhe doktori z. Ylli, është një nga ëndrrat e mija më të mëdha që të heq patericat, do të thotë të lind edhe njëherë. Kam shumë besim tek doktor Ylli’’ shprehet ai.

Një sfidë që filloi me 18 shtator ku mjeku popullor Ylli Merja I JEP premtimin se do të arrijë te ecë pa paterica:

Gjatë një muaji do të jetë më I fuqishëm, nuk do të ketë më shqetësime të prostatës, nuk do ti ketë më këto nishanet në kokë” tha dr. Ylli Merja.

Stafi i ‘’Rreze Diellit’’ rikthehet  në Vlorë në fund të nëntorit për të parë ecurinë shëndetësore të z. Tahir, i cili tashmë është plot energji.

‘ Mbas dy muajsh jam në gjendje të eci pa shkop. Faleminderit shumë doktor Yllit që më dha disa preparate, cajra dhe bimë për t’I bërë masazh këmbës, tani jam përmirësuar rreth 40%, e ndjej veten shumë mirë dhe më mundësoi që të shoh detin sërish” tha ai.

Një mrekulli përmes kurave bimore bëri të mundur që z.Tahir jo vetëm të mund të ecte pa paterica por edhe të drejtojë makinën.

 

MC/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë