Historia/ Monika ka 23 vite që
merr gjak:S’ka dhurues,dua punë

Historia/ Monika ka 23 vite që<br />merr gjak:S’ka dhurues,dua punë
Monika Çela është vetëm 23 vjeç dhe ka qysh bebe 6 muajsh që bën transfuzionin e gjakut. Ajo është nga Bitaj, një fshat 1 orë larg Kolonjës së Lushnjës dhe Monikës i duhet të udhëtojë 1 orë në këmbë për të shkuar në Lushnjë dhe të bëjë transfuzionin.
 
“Dhuruesit janë shumë të paktë në këtë vend që jemi ne dhe është shumë e vështirë që ne të marrim gjak. Ndonjëherë kur nuk ka pasur dhe kanë dhënë prindërit, babi sidomos për mua, prapë atij s’i lejohet se nuk është mirë vetë me shëndet, por prapë e bën këtë gjë”, thotë ajo.
 
Aktualisht jeton në Tiranë ku edhe studion për Grafikë Dizajn. Jetesa në kryeqytet për të është e vështirë, pas i duhet të udhëtojë një herë në 21 ditë drejt Lushnjës për të marrë gjak, për të cilin shpesh has edhe në mungesë të tij.
 
“Kur shkoj për të marrë transfuzionin, ndonjëherë stepem them “obobo çfarë do bëhet me mua”. Por kam gjetur mbështetje pasi besoj tek Zoti dhe i lutem atij që çdo gjë të shkojë mirë”, tha Monika.
 
Jeta për të nuk është aspak e lehtë, dhe jo vetëm për shkak të mungesës së të ardhurave, që familja nuk mundet t’ia sigurojë, por edhe pamundësia për të bërë çfarëdolloj pune.
 
“Në fshat nuk dua të kthehem më sepse jeta atje është shumë e vështirë, më nevojitet një punë dhe një rrogë mujore sepse prindërit nuk kanë mundësi të më plotësojnë nevojat për shkollën sepse unë aktualisht jetoj me qira”, u shpreh 23-vjeçarja.
 
Pas çdo transfuzioni është edhe frika se a do të ketë gjak për të, por megjithatë, sërish beson se mjekësia ka ecur para dhe nuk është e shqetësuar për rrezikun që mund të ketë që edhe marrja e ndonjë sëmundje tjetër bashkë më transfuzionin e gjakut.
 
“Është frika sepse nuk je e sigurt çfarë ka pasur tjetri por aty në spital bëhen analizat e gjakut dhe nuk mund të kesh probleme për asgjë”, deklaroi ajo.
 
Monika është vajza e madhe në familje. Sot që po jeton në Tiranë, larg familjes, ka nevoja jo vetëm për punë që të përballojë jetesën, por edhe për një kompjuter për të cilën të aftësohet në shkollën ku studion.

monika cela me talasemi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot