Histori njerëzore/ Familja Mihasi në Memaliaj në varfëri ekstreme, 6 anëtarët jetonjnë me pension invaliditeti! 4 fëmijë pa bukë dhe pa shkollë

Këmbëzbathur, pa veshje e ushqim 4 fëmijët e familjes Mihasi mbajnë frymën me një pension invaliditeti. Marjanita dhe Panajoti duhet të ishin në shkollë, por i gjetën kokëulur rreth sobës së druve.

Panajoti, në klasë të nëntë dhe Marjanita në klasë të gjashtë deri para pak ditësh ndiqnin mësimin 5 km larg fshatit të tyre Luftinjë e Sipërme.

"Unë quhet Panajot Mihasi jam nxënës në klasës së 9-të, deri tani kam mësuar në shkollën e Izvorit, tani që ka kaluar mësimi online nuk kam hyrë asnjëherë online. Për të ndjekur mësimet online duhet të shkoj deri në qytetin e Memaliajt. Ne nuk kemi lek për rrugën dhe as për internetin, babai merr 100 mijë lek(të vjetra) në muaj".

1607527870_familjasvaref.jpg

Tashmë që mësimi zhvillohet online, motër e vëlla kanë humbur mundësinë për të nxënë.

"Shkolla ka kaluar online dhe ne s'kemi kushtet, s'kemi internet, s'kemi celular. Babanë e kemi sëmurë nuk punon....", shprehet 11-vjecarja.

"Ne nuk kemi mundësi t'ua plotësojmë kushtet fëmijëve", shton nëna e tyre Nazime Mihasi.

Kryefamiljari, Kastriot Mihasi është paraplegjik, ndërsa bashkëshortja e papunë. Pagesa e invaliditetit prej 10 mijë lekësh në muaj është e vetmja e ardhur për këtë familje në fshatin e thellë Luftinje e Sipërme në Bashkinë e Memaliaj.  Në këto kushte tabletat dhe celularët mbeten një ëndërr e largët për Panajotin dhe Marjanitën.

1607527842_98.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bimi: 06/04/2021 15:55

    Dhe si ti ndihmojm kesaj familje???

    Përgjigju
  • Alb: 09/12/2020 20:58

    Kjo diftone se sa e afte ashte politika shqiptare.

    Përgjigju
  • eri: 09/12/2020 16:41

    o zot ndihmoji inshalla del naj boss e indihmo me shtepi dhe me ndonje pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?