Historia/ Shqiptari Ervis Bici 
kampion në Itali në Muay Thai

Historia/ Shqiptari Ervis Bici <br />kampion në Itali në Muay Thai<br>
Ervis Bici është një tjetër shqiptar që po korr sukses të madh në Itali. 36-vjeçari është shpallur së fundmi kampion i Italisë në sportin tajlandez të “Muay Thai”të peshave 75 kg. Gara e zhvilluar në Trieste foli e gjitha për shqiptarin i cili ngriti kështu lart flamurin kuqezi.

Ky sukses ishte i katërti për Ervisin i cili tashmë nga mediat fqinje quhet edhe “Mbret i Triestes”.Këtë fitore ai ia ka dedikuar edhe një djali nga Trieste i cili ka bërë aksident dhe tani nuk mund të ecë dot me këmbët e tij.Ky gjest ka prekur akoma më shumë italianët të cilët vazhdojnë t’i thurin elozhe. Por historia e Ervisit ka nisur para katër vitesh.

Një tragjedi që ishte humbja e babait e shtyu atë ti përkushtohej sportit për të kaluar dhimbjen e madhe dhe fillimisht u regjistrua në palestër dhe u morr me MMA me sportin e arteve marciale të përziera në kafaz. Ka pasur shumë vështirësi deri në arritjen e suksesit duke u stërvitur në garazh, duke pësuar dëmtime nga kundërshtarët , duke u ndeshur në një sport tepër luftarak edhe kur ka qenë i pamundur fizikisht apo ka pësuar shumë padrejtësi por Ervis Bici gjithmonë ia ka dalë që të triumfoj.

Bashkëpunimi dhe stërvitja me legjendën tajlandeze të Muay Thai, Sak Kaoponlek është një moment që Ervisi do ta kujtojë gjithë jetën. Kjo është historia e suksesit e Ervis Bicit një djaloshi që nga fshati Armathë në Durrës preku në Itali majat e një sporti shumë shumë pak të praktikuar në vendin tonë Muay Thai.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se miratimi i rezolutës e bën më efikase luftën ndaj korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Vjedhja me mikrokreditë, Kikia: Skemë kriminale! Një qytetari i kishin bllokuar 24 ha tokë për 12 mln lekë të vjetra

Vjedhja me mikrokreditë, Kikia: Skemë kriminale! Një qytetari i kishin bllokuar 24 ha tokë për 12 mln lekë të vjetra